Connect with us

Lajme

FMN i thotë po rritjes së pagave e pensioneve

FMN është dakord me Qeverinë e Shqipërisë për rritjen e pagave dhe të pensioneve për shqiptarët, por me kushtin që rritjet të jenë të moderuara.

Published

on

Në konferencën e përbashkët të ministrit të Financave Arben Ahmetaj me shefen e misionit të FMN-së në Shqipëri Anita Tuladhar  u mësua se FMN ka arritur marrëveshje lidhur me buxhetin e vitit 2017 për politikat bazë mbi të cilat mbështetet ky buxhet “kushtëzuar nga zgjidhja e detyrimeve të prapambetura nga ana e qeverisë qëndrore”

Tuladhar: “Buxheti mundëson dhe një rritje të moderuar të pagave  në sektorin publik dhe pensioneve duke qëndruar niveleve  të buxhetit të pagave të vitit 2016, e shprehur si përqindje e PBB.

Gjithashtu buxheti “Mundëson dhe rritjen e burimeve për njësitë e qeverisjes vendore kushtëzuar kjo me zgjidhjen në kohë të detyrimeve të prapambetura të qeverisjes vendore” , tha Tuladhar.

FMN kerkon fuqizimin e mbledhjes se te ardhurave

Tuladhar:  Buxheti i vitit 2017 ka në synim të tij arritjen e një suficiti primar prej 07% të Produktit të Brendshëm Bruto. Për të arritur këtë qeveria është e angazhuar  për të pasur një paketë fiskale që ndër të tjera do të mbështetet në rritjen e të ardhurave të lidhura me naftën, kufizimin e përjashtimeve tatimore dhe me fuqizimin e mbledhjes së të adhurave të tatimit mbi pronën.

Gjatë këtyre ditëve Rama ka deklaruar se buxheti i 2017 ka një fond prej 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve por nuk është përcaktuar ende niveli i rritjes së pagës e pensioneve.

FMN rikthehet ne janar, kujdes detyrimet e prapambetura

Tuladhar: Krahas aprovimit të buxhetit dhe paketës fiskale për të cilën është rënë dakord, FMN tha se qeveria është angazhuar dhe për masa paraprake për të trajtuar çështjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisjes vendore dhe për të fuqizuar tatimin mbi pronën

FMN do të vijë sërish në janar 2017 në Tiranë për të analizuar progresin e arritur në zbatimin e angazhimeve për programin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending