Connect with us

Showbiz

Flet miku i Noizy-t: U zunë për Tunën, Cozman i kishte thënë mos hajde në Prishtinë

Published

on

Sherri mes Cozman dhe Noizy-t ka qenë i paralajmëruar.

 Cozman e ka kërcënuar që pas deklaratës që ai bëri se kishte pasur një marrëdhënie me Tunën”, është kjo ajo që thonë miqtë nga Tirana të reperit të mirënjohur.

Sipas tyre, Cozman i kishte dërguar disa herë mesazhe Noizy-t që të mos dukej në Prishtinë, pasi do të hakmerrej për ato që kishte thënë, ndaj dhe ky konfrontim mes tyre ishte i pritshëm. Që pas incidentit të ditës së martë, asnjëra nga të dyja palët nuk ka dashur të prononcohet rreth arsyeve që çuan në këtë sherr.

Si “Babastars”, ashtu edhe “OTR” kanë zgjedhur që të mos flasin rreth ngjarjes, megjithatë disa prej miqve i kanë rrëfyer “Bluetooth” se si ka nisur sherri.

“Ka qenë Skivi ai që sapo e ka parë Noizy-n në Prishtinë, e ka sharë rëndë. Ka dalë nga makina dhe ka filluar ta ofendojë me fjalë të ndyra. Kamera e tyre ka qenë e ndezur gjatë gjithë kohës. Kishin për qëllim që regjistrimin ta hidhnin online. Natyrisht që reagimi i Noizy-t ka qenë i menjëhershëm. Ai është kundërpërgjigjur duke i qëlluar të dy, si Cozman si Skivin. Policia ka mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes, madje as armët nuk ishin nxjerrë. Ngaqë e kishin të pamundur t’i qëllonin Noizy-t, Cozman dhe Skivi qëlluan më shumë Varrosin. Edhe kur kanë nxjerrë armën, Noizy nuk ka ikur, por ka vijuar të përleshet me ta. Policia ka qenë prezente teksa është shtënë me armë, megjithatë ndërhyri shumë vonë”, – shprehet një nga shokët e Noizy-t.

Sipas tij, ngjarja ka lidhje me Tunën. Shpeshherë në media Noizy është tallur me çiftin “Fenix”. Madje javën e shkuar, teksa ka qenë i ftuar te “Zonë e Lirë”, pyetjes se si i dukeshin Cozman dhe Tuna, reperi i është përgjigjur: “Të dyja më duken si goca”. Miku i tij tregon se Noizy kishte marrë disa kërcënime nga Cozman, edhe pse asnjëherë me emrin e tij.

“Edhe pse Cozman ka disa kohë që është ndarë nga Tuna, e kishte inatin e deklaratës që Noizy bëri tek Ermal Mamaqi, ku tha se kishte bërë seks me të. Të shumta kanë qenë mesazhet dhe telefonatat kërcënuese që Noizy-t i vinin, edhe pse në asnjërën prej tyre nuk thuhej që i kishte nga Cozman. Megjithatë ai kurrë nuk u tremb, por vijoi të shkonte në Kosovë, si për qejf, edhe për koncerte. Ata e dinin që ai ishte në Prishtinë dhe shkuan të përgatitur, me armë me vete, ndërsa Noizy ishte i paarmatosur, ndaj u mbrojt vetëm me grushte.

Asnjë nga ‘OTR’ nuk do të flasë për këtë konflikt, pasi e quajnë një kapitull që duhet harruar. Nuk është ky shembulli që duan të japin”, përfundon një pjesëtar i “OTR” për “Bluetooth”./BalkanWeb

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbiz

Ja si dukej Vuçiqi si 10-vjeçar (Video) 2021

Published

on

Radio Televizioni i Serbisë së fundmi në kuadër të emisionit “Trezor” ka transmetuar xhirimet e vitit 1980 të manifestimit “Radost Evrope”, kur rastësisht deklaratë për këtë televizion dha presidenti i sotëm i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, atëkohë dhjetëvjeçar.

Ai foli rreth ndeshjes që u luajt gjatë atij manifestimi me shokët nga jashtë shteti, por edhe rreth djaloshit nga Austria të cilin gjatë atij viti e kishte mysafir në shtëpinë e tij, meqë fëmijët që vinin në kuadër të këtij manifestimi qëndron tek filloristët beogradas.

Presidenti i sotëm serb atëkohë e mori në shtëpinë e tij djaloshin nga Austria me emrin Leopold Viser.

Ai ishte shumë i interesuar për sport, veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur. Me kërkesën e tyre ne këtu e kemi zhvilluar një ndeshje miqësore dhe e kemi fituar, por pavarësisht gëzimit tonë dhe pikëllimit të tyre, ne kemi mbetur miq të vërtetë, miqësinë e të cilëve nuk do ta mund ta humb askush. Emri i tij ishte Leopold Viser dhe pseudonimi i tij ishte Pondi”, tha 10-vjeçari Vuçiq.

veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur

Continue Reading

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Trending