Fjalët e Joachim Low pasi u mposht brutalisht 6-0 nga Spanja mbrëmë: Nuk e di çka na gjeti

Periskopi.com Sporti

Qartazi nuk pati asgjë për t’u vlerësuar nga paraqitja e Gjermanisë kundër Spanjës të martën mbrëma, teksa ‘Die Mannchaft’ u mposht 6-0.

Skuadra e Joachim Low luajti më dobët në çdo aspekt nga vërshëllima e parë dhe asesi nuk mund të arsyetohej për humbjen e thellë, transmeton Periskopi.

”Vërtetë nuk e di çka i ndodhi skuadrës,” tha Low për reporterët pas humbjes më të thellë të Kombëtares së tij në 89 vite dhe më të thellës në aspektin kompetitiv.

”Ne gati nuk patëm asnjë shans dhe nuk fituam asnjë betejë individuale në fushë.

”Në pjesën e dytë ne u munduam të ushtrojmë presing thellë për të shënuar dhe të rikthehemi, por Spanja luajti shumë më mirë se ne, ata ishin shumë më të shpejtë dhe precizë.

”Ne thamë para ndeshjes se besojmë në lojtarët që kemi në skuadër dhe ishim në drejtimin e duhur, por sot e pamë se nuk po bëjmë progres aq të mirë sa mendonim pas disa ndeshjeve të fundit.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: