Connect with us

Showbiz

Fituesit në Emmy Awards

Published

on

Yjet kryesore televizive kanë shkëlqyer në evenimentin e ndarjes së çmimeve Emmy në Los Angeles.

Ashtu siç pritej, “Game of Thrones” mori çmimin kryesor dhe triumfoi në total në tre kategori duke thyer në këtë mënyrë rekordin për numrin e përgjithshëm të çmimeve Emmy që e ka ngritur në 38 sosh (37 çmime i kishte fituar “Frasier” që mbante rekordin deri më tani).

Më së shumti trofe në këtë mbrëmje fitoi “The People vs OJ Simpson” që triumfoi në pesë kategori.

Disa prej çmimeve kryesore jua sjellim më poshtë:

Drama më e mirë – “Game of Thrones”
Komedia më e mirë – “Veep”
Aktorja më e mirë në dramë – Tatiana Maslany, “Orphan Black”
Aktori më i mirë në dramë – Rami Malek ,”Mr.Robot”
Aktorja më e mirë në komedi – Julia Louis-Dreyfus, “Veep”
Aktori më i mirë në komedi – Jeffrey Tambor, “Transparent”
Aktroja dytësore në dramë – Maggie Smith, “Downton Abbey”
Aktori dytësor në dramë – Ben Mendelsohn, “Bloodline”
Aktroja dytësore në komedi – Kate McKinnon, “Saturday Night Live”
Aktori dytësor në komedi – Louie Anderson, “Baskets”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbiz

Ja si dukej Vuçiqi si 10-vjeçar (Video) 2021

Published

on

Radio Televizioni i Serbisë së fundmi në kuadër të emisionit “Trezor” ka transmetuar xhirimet e vitit 1980 të manifestimit “Radost Evrope”, kur rastësisht deklaratë për këtë televizion dha presidenti i sotëm i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, atëkohë dhjetëvjeçar.

Ai foli rreth ndeshjes që u luajt gjatë atij manifestimi me shokët nga jashtë shteti, por edhe rreth djaloshit nga Austria të cilin gjatë atij viti e kishte mysafir në shtëpinë e tij, meqë fëmijët që vinin në kuadër të këtij manifestimi qëndron tek filloristët beogradas.

Presidenti i sotëm serb atëkohë e mori në shtëpinë e tij djaloshin nga Austria me emrin Leopold Viser.

Ai ishte shumë i interesuar për sport, veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur. Me kërkesën e tyre ne këtu e kemi zhvilluar një ndeshje miqësore dhe e kemi fituar, por pavarësisht gëzimit tonë dhe pikëllimit të tyre, ne kemi mbetur miq të vërtetë, miqësinë e të cilëve nuk do ta mund ta humb askush. Emri i tij ishte Leopold Viser dhe pseudonimi i tij ishte Pondi”, tha 10-vjeçari Vuçiq.

veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur

Continue Reading

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Trending