Connect with us

Lajme

Fisnik Ismaili nga Kuvendi: Po m’vjen me vjell

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili, është neveritur nga seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Siç ka shkruar ai në një status Facebook-u, neveria e tij vjen kur i sheh disa prej ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Kuvend, dhe të cilët e kanë keqpërdorur Kosovën në emër të këtyre vlerave qe 17 vjet.

Published

on

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili, është neveritur nga seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Siç ka shkruar ai në një status Facebook-u, neveria e tij vjen kur i sheh disa prej ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Kuvend, dhe të cilët e kanë keqpërdorur Kosovën në emër të këtyre vlerave qe 17 vjet.

“Po m’vjellet. Midis seance të Kuvendit, po m’vjellet. Kur po i shoh do pjesëtarë të UÇK-së qetu në Kuvend, të cilët në emën të vlerave të luftës për 17 vjet e shkërrdhyen qet Kosovë duke e vjedhë, duke e cuklavë e duke e keqpërdorë në mënyrat ma të poshtra të mundshme”, ka shkruar Ismaili.

Sipas Ismailit, po të njëjtit lejuan që çdonjërin të bëhet veteranë, vetëm e vetëm qe e gjithë UÇK-ja të duket si ata vet.

“Kur po i shoh të njëjtit, për me e shpëtue veten, në vitet e fundit kanë pranue që krejt qeto vlera të luftës që kanë mbetë, me i shkërrdhye, duke i shitë shokët e tyne, duke pranue që lufta e drejtë për liri me u njollosë. Me ia lanë fajin krejt UÇK-së, për idiotësitë që i ka ba ky grusht njerëzish mbas lufte. Qeta të njajtit, që i lanë macën e kucën me u ba veteranë lufte, veç me u dukë që krejt UÇK-ja është e njajtë si ta: dallaverexhi. Qeta, që me çdo kusht, me vjet u munduen ushtarit të vërtetë, atij të sinqertit e të drejtit, me ia gërrditë edhe me ba me i ardhë turp që ka luftue”, thuhet tutje.

Fisnik Ismaili thotë se të njëjtit që e pranuan Gjykatën Speciale sot po i mbrojnë vlerat që i “kanë shkërdhyer qe 17 vjet”.

“Sot, të njajtit që e pranuen gjykatën speciale, e cila krejt UÇK-në e ban kriminele, në vend se me i gjykue individat si raste të izolueme, e jo në emën të luftës, po dalin e po flasin, e po i mbrojnë vlerat e kësaj lufte, të cilat vetë i kanë shkërrdhye qe 17 vjet. Hipokrizi është pak me i thanë kësaj. Këta janë rrenca, që shiten kishe po mërziten që komandantët po gjykohen, kur këta vetë i kanë shitë shokët e tyne, veç me e shpëtue veten. Ku mos me m’ardhë me vjellë? More, edhe n’ftyrë ju vjelli, veç nuk ju la me m’ba pishman që kam qenë pjesë e një lufte të drejtë. E ju, në burg keni me shkue një ditë, për çdo krim që e keni ba mbas lufte, duke u thirrë, e duke ba zullum, pikërisht në emën të vlerave të luftës. Vje dita. Ju e keni hupë të drejtën me u thirrë në emën të luftës, në momentin që e keni keqpërdorë atë mbas lufte”, thuhet në fund. /Periskopi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending