Filloi takimi i liderëve të partive shqiptare në Maqedoni (Foto/Video)

Ka filluar takimi i liderëve të partive shqiptare nënshkruese të Deklaratës së përbashkët. Në këtë takim pjesëmarrës janë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti së bashku me Artan Grubin dhe tre kryetarët e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Gzim Ostreni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Periskopi.com Lajme

Nga Lëvizja Besa mbrëmë deklaruan se nuk kanë marrë ftesë zyrtare dhe disa herë kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në të njëjtën tavolinë me Ali Ahmetin.

Në këtë takim pritet të bisedohet për ofertën e LSDM-së, si dhe koalicioni me ta./Telegrafi/

Shpërndaje në: