Festa e Vitit të Ri kalon e qetë dhe pa incidente madhore

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës vlerëson se ka kaluar një festë kryesisht e qetë dhe pa incidente madhore.

Gjatë natës së festës së Vitit të Ri situata kryesisht ka qenë e qetë, dhe më me pak incidente se vitet e kaluara, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës, që kryesisht kanë qenë lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim prone.

Sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, policia raporton se fatmirësisht nuk është evidentuar asnjë aksident me pasoja fatale, përveç atyre me dëme materiale dhe lëndime.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka vepruar bazuar në urdhrin operativ të përgatitur për festat e fundvitit dhe fillim vitin e ri 2020.,

Ashtu siç është bërë e ditur, qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi i Policisë së Kosovës, ishte dhe do të vazhdojë të jetë ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale .

Përveç tjerash gjatë festës së fundvitit, pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive.

Shpërndaje në: