Connect with us

Zoya

Femra mendërisht të forta – Çka do të thotë dhe si të bëheni?

Published

on

NUK KANE FRIKE NGA NDRYSHIMET DHE NGA GABIMET

Ndryshimet dhe ngjarjet e paparashikuara janë të frikshme, është normale që kështu të jetë, por njerëzit e fortë mendërisht shkojnë më tej dhe nuk e lënë veten të bllokohen, përkundrazi ata e shohin ndryshimin si një mundësi. Në këtë këndvështrim, edhe gabimet dhe dështimet nuk shihen si pengesë e pakapërcyeshme, kështu që ju mund të reagoni, të mos dramatizoni dhe të mos paralizoheni. Në të vërtetë, nga gabimet dhe dështimet mund të mësoni dhe të korrigjoni objektivin për të ardhmen. Ndryshimi i mendjes dhe këndvështrimit tuaj është shpesh i domosdoshëm dhe pozitiv për rritjen personale.

KANE BESIM

Njerëzit që janë të fortë mendërisht janë të sigurt, besojnë se gjërat do të shkojnë mirë dhe përqendrohen në anën pozitive të situatave dhe njerëzve, dhe jo në anët negative. Ata nuk e dramatizojnë lajmin negativ që marrin, por përpiqen të mos mposhten dhe të mos i nënshtrohen dekurajimit. Kjo nuk do të thotë që ata janë gjithmonë të gëzuar dhe të shkujdesur, por se ata dinë të menaxhojnë emocionet. Një inteligjencë e fortë emocionale i lejon të reagojnë në mënyrë proaktive.

THONE JO

Njerëzit e fortë mendërisht e dinë se kur të thonë jo. Ata janë bujarë dhe të disponueshëm, por distancohen nga njerëzit dhe situatat “toksike”. Ata gjithashtu e dinë që nuk mund të shkojnë gjithkund, kështu që thonë JO nëse nuk e kuptojnë se nuk mund të mbajnë një angazhim. Ky qëndrim shmang stresin dhe emocionet negative.

NUK KANE ZILI DHE NUK BEJNE KRAHASIME

Njerëzit e fortë mendërisht e dinë që të gjithë kanë cilësi të ndryshme, kështu që ata nuk lodhen nga emocione negative si zilia dhe xhelozia, shkruan meb.al. Të tjerët i shohin për të mësuar nëse mund të bëjnë diçka më të mirë, por i shmangin krahasimet sterile.

BEJNE SPORt DHE PUSHOJNE SA DUHET

Personat e fortë mendërisht e dinë se sa e rëndësishme është të keni një trup të shëndetshëm, kjo është arsyeja pse ushtrohen, kanë një mënyrë jetese të saktë, një dietë të kujdesshme dhe e dinë rëndësinë e pushimit dhe një gjumi të mirë, themelor për të rikarikuar energjinë tuaj. Aktiviteti fizik dhe pushimi kanë një ndikim shumë të rëndësishëm në kthjelltësinë mendore.

 

Zoya

Qumështi i bajameve: Përfitimet, rreziqet dhe si ta përgatisni në shtëpi

Published

on

Çfarë është qumështi i bajameve?

Qumështi i bajameve bëhet nga bajame të bluara dhe ujë, por mund të përfshijë përbërës të tjerë në varësi të llojit. Gjatë përpunimit, bajamet dhe uji përzihen dhe më pas kullohen.

Në shumicën e qumështit komercial të bajameve, përbërësit trashës, konservuesit dhe aromatizuesit zakonisht shtohen për të përmirësuar aromën, strukturën dhe afatin e ruajtjes.

Qumështi i bajameve është i përshtatshëm për veganët si edhe njerëzit alergjikë ndaj tij ose me intolerancë ndaj laktozës.

Përbërja

Qumështi i bajameve është i pasur me vitaminë E, një antioksidant që lufton sëmundjet. Gjatë përpunimit, zakonisht pasurohet me kalcium dhe vitaminë D. Megjithatë, nuk është një burim i mirë i proteinave.

Përfitimet shëndetësore të qumështit të bajames

– I pasur me vitaminë E: Vitamina E është një vitaminë e rëndësishme për mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikalëve të lirë. Ajo ndihmon shëndetin e syve dhe të lëkurës dhe mund të luajë një rol në mbrojtjen nga sëmundjet, si sëmundja e zemrës.

– Përmban pak sheqer: Nëse po përpiqeni të kufizoni marrjen e sheqerit, qumështi i bajames pa ëmbëlsues është një zgjedhje e shkëlqyeshme.

Qumështi i bajameve: Përfitimet, rreziqet dhe si ta përgatisni

Rreziqe të mundshme

– Mungesë proteinash: Proteina është thelbësore për shumë funksione trupore, përfshirë rritjen e muskujve, strukturën e lëkurës dhe kockave dhe prodhimin e enzimave dhe hormoneve. Nëse preferoni qumështin e bajameve, sigurohuni që të konsumoni fasulet, thjerrëzat, arrat, farat etj. Nëse nuk shmangni produktet shtazore, vezët, peshku dhe mishi i pulës janë burime të mira të proteinave.

– I papërshtatshëm për foshnjat: Fëmijët më të vegjël se 1 vjeç nuk duhet të pinë qumësht lope ose me bazë bimore, pasi këto mund të parandalojnë thithjen e hekurit.

– Mund të përmbajë përbërës të shtuar: Kontrolloni listën e përbërësve. Zgjidhni qumështin e bajameve pa ëmbëlsues dhe pa aromë.

Qumështi i bajameve: Përfitimet, rreziqet dhe si ta përgatisni

Si ta bëni vetë qumështin e bajameve

Përbërësit:

– 2 gota bajame të njomura
– 4 gota ujë
– 1 lugë çaji ekstrakt vanilje (opsionale)

Vendosni bajamet në ujë brenda natës dhe kullojini para se t’i përdorni. Shtoni bajamet, ujin dhe vaniljen në një blender. Sigurohuni që bajamet të jenë bluar mirë (1-2 minuta). Më pas, kullojeni përzierjen me napë. Lëngun ruajeni në frigorifer për 4-5 ditë.

Continue Reading

Zoya

Frymëmarrja e mirë – thelbësore për shëndetin

Published

on

Nuk ka rëndësi se çfarë hani, sa stërvitje bëni, sa i dobët apo i ri jeni: asgjë nga këto nuk ka rëndësi, nëse nuk merrni frymë siç duhet, ky është mesazhi kryesor që vjen nga libri “Arti i Frymëmarrjes” i gazetarit shkencor dhe shkrimtarit James Nestor.

“Do të dukej pothuajse e pa rëndësishme, megjithatë, si specie, njerëzit kanë humbur aftësinë për të marrë frymë siç duhet, duke rrezikuar kështu shëndetin”, shkruan Nestor.

“Një nga arsyet kryesore? Njerëzit marrin frymë gjithnjë e më shumë me gojë, sesa me hundë, duke humbur 40 për qind lagështi, duke mos përdorur oksigjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke prishur funksionimin e zonave të caktuara të trurit të shoqëruara me vendimmarrje dhe logjikë”, shton ai, shkruan KP.

Sipas Nestor, edhe me maskë, për shkak të pandemisë, ne duhet të kujtohemi të frymëmarrim me hundë, pa pasur frikë se vënia e saj ul ngopjen me oksigjen.

Midis shkencës, trillimit dhe anekdotave dhe duke u mbështetur te ekspertët e mushkërive për të provuar shkencërisht besimet më të përhapura në frymëmarrje, autori zbulon, gjithashtu, se sëmundje të tilla si astma, ankthi, çrregullimi i mungesës së vëmendjes, psoriaza, mund të lehtësohen duke ndryshuar mënyrën e frymëmarrjes.

Continue Reading

Zoya

Vitamina që stimulon kujtesën, inteligjencën dhe krijimtarinë, tek fëmijët dhe të rriturit

Published

on

A keni menduar ndonjëherë që ekziston një vitaminë që mund të stimulojë IQ dhe të menduarit krijues? Epo, ekziston një vitaminë që stimulon kujtesën, inteligjencën dhe krijimtarinë si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët.

Vitamina që stimulon kujtesën, inteligjencën dhe kreativitetin dhe është e mirë për sytë

Kjo është luteina, një vitaminë e përdorur për trajtimin e degjenerimit makular, e aftë të zvogëlojë inflamacionin sistemik dhe të stimulojë funksionimin e duhur të trurit. Në fakt, truri kërkon luteinë për zhvillimin e duhur. Sidoqoftë, disa njerëz e kanë të vështirë të përthithin luteinën, veçanërisht nëse janë mbipeshë.

Studime të shumta me fëmijë, njerëz të moshës së mesme dhe të moshuar kanë treguar rëndësinë e luteinës në shëndetin e trurit. Nivelet më të larta të luteinës dhe zeaksantinës janë shoqëruar me përmirësim të njohjes, kujtesës dhe krijimtarisë tek të rriturit. Ndërsa studimet e kryera tek fëmijët kanë zbuluar se 60% e karotenoideve në trurin e një fëmije përbëhen nga luteina. Për këtë arsye marrja ditore e 6 mg lutein dhe zeaxanthin mund të sigurojë përfitime të konsiderueshme shëndetësore.

Ku merret luteina?

Këtë vitaminë është e mundur të merrni nga një dietë që përfshin një larmi të madhe të produkteve të freskëta. Luteina gjendet në përqendrime të larta në lakër jeshile, spinaq, dardhë dhe luleradhiqe. Gjithashtu është e mundur që kjo vitaminë të merret në formë suplementi.

Continue Reading

Trending