FC Prishtina emëron trajnerin e ri për ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps

Periskopi.com Sporti

UEFA sot vendosi që ndeshja mes Lincoln Red Imps dhe Prishtinës të zhvillohet në një orar tjetër – brenda kësaj jave.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Prishtinës, ku është bërë e ditur se Prishtina në këtë ndeshje duhet të prezantohet me një skuadër komplet tjetër.

Pra, kryeqytetasve do t’iu duhet të kërkojnë tani një skuadër komplet tjetër, si kusht nga UEFA për ta zhvilluar këtë ndeshje.

Kësisoj, ‘bardhekaltërit’ në këtë ndeshje do t’i udhëheq përzgjedhësi i Kosovës U19 dhe ish trajneri i tyre, Ramiz Krasniqi.

“Ramiz Krasniqi do të udhëheq skuadrën

Seleksionuesi i U19 të Përfaqësueses së Kosovës, ish-futbollisti i Prishtinës, ish-trajneri i Prishtinës (2001/02; 2006; 2010-2012; 2015; 109 ndeshje ka udhëhequr skuadrën), Ramiz Krasniqi, do t’i prijë skuadrës në ndeshjen që do të zhvillohet me Lincoln.

FC Prishtina falënderon ikonën e klubin, trajnerin Krasniqi, që ka pranuar të udhëheq skuadrën në këto kushte aspak normale.

Për listën e futbollistëve do të iu njoftojmë me kohë. Administrata e klubit në krye me përgjegjësen kryesore në kontakt me UEFA-n, Shkenca Goçi, po punon maksimalisht për t’i arritur afatet e protokolleve të kërkuara nga UEFA dhe sapo të mbyllen të gjitha procedurat do të informoheni gjerësisht” – thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.

Shpërndaje në: