Connect with us

Lajme

Familjarët e të pagjeturve kërkojnë të jenë pjesë e bisedimeve me Serbinë

Familjarët e të pagjeturve kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të jenë pjesë e delegacionit të Prishtinës në bisedimet me Serbinë, në Bruksel. Ata kërkojnë që në kuadër të këtij delegacioni të jenë dy anëtarë nga shoqatat e familjarëve të të pagjeturve

Published

on

 

Familjarët e të pagjeturve kanë kërkuar që të marrin pjesë si anëtarë të delegacionit gjatë procesit të bisedimeve me Serbinë, në Bruksel. Ata thonë se kanë humbur besimin tek përfaqësuesit e shtetit për të sjellë trupat e të afërmeve të tyre nga Serbia.

Sipas tyre institucionet e shtetit dështuan për 17 vite që të bëjnë presion për të zbardhur fatin e të pagjeturve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Për këtë arsye, familjarët e shohin pjesëmarrjen e dy prindërve në delegacion si një shpresë që të adresohet siç duhet rasti i të pagjeturve në Bruksel.

Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” ka thënë se është koha e fundit që fati i të pagjeturve të bisedohet në Bruksel. “Frikësohem se familjarët do të vdesin duke shpresuar që t’ju sjellin trupat e të afërmeve të tyre”.

Ajo thotë se janë bërë 17 vjet dhe përveç presionit nga ana e familjarëve nuk ka pasur ndonjë presion tjetër. Kumnova thotë se institucionet e Kosovës nuk kanë kryer obligimin e tyre ndaj të pagjeturve si qytetarë të këtij vendi. Në mesin e 35 të pagjeturve nga Gjakova gjendet dhe biri i saj Albioni. Kumnova thotë se duhet presion më i madh vendor dhe ndërkombëtar tek Serbia.

“Serbia ka bërë krime në Kosovë me planprogram dhe i disponon të gjitha të dhënat se ku ndodhen njerëzit tanë”, thotë ajo. Kumnova thotë se neglizhenca e institucioneve të Kosovës në raport me të pagjeturit, ka shtyrë familjarët të kërkojnë përfaqësim në takimet në Bruksel…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri si dhe në versionin online me parapagim në online.zeri.info)

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending