Connect with us

Lajme

Familjarët e Enver Kelmendit e dinë arsyen pse u vra

Published

on

Xhavit Kelmendi, vëllai i Enver Kelmendit, personit nga Malisheva që u gjet i vdekur pasi fillimisht ishte shpallur i zhdukur, beson se vëllanë e tij, Enverin, e ka mbytur dikush për t’ia marrë paratë që i kishte me vete.

Xhavit Kelmendi ka treguar se, tashmë i ndjeri, Enveri ishte një person që merrej me këmbimin e parave dhe se në momentin kur është zhdukur kishte rreth 30.000 euro vlerë të parave me vete, para këto jo vetëm monedha euro, por edhe franga dhe të tjera.

Megjithatë, Xhaviti thotë se vëllai i tij nuk kishte probleme me askënd ndaj edhe nuk ka se në kë të dyshojë.

Xhaviti ka treguar për Ora e Fundit në Klan Kosova se njeriu i fundit që kishte pasur kontakt me të ka qenë një koleg i tij, i cili e kishte thirrur në telefon rreth orës 11:00 të dielën. Ai ka thënë se kishte dëgjuar një zhurmë që vinte nga telefoni i Enverit.

Pas kësaj, tashmë i ndjeri, nuk është përgjigjur në telefon edhe pse qasje ka pasur deri rreth orës 16:00.

Ndërsa policia në Malishevë kanë treguar për Orën e Fundit se ende nuk kanë të dyshuar, porse ajo që dihet është se në viktimën është përdorur forcë nga një mjet i fortë.

“Viktima është gjetur në makinë pa shenja jete. Trupi është dërguar për obduksion në Prishtinë. Dyshohet për vdekje të dhunshme, është përdorur forcë me mjet të fortë dhe rasti cilësohet si vrasje e dyshimtë”, ka thënë Halil Morina, komandat I Policisë në Malishevë.

Morina nuk ka mundur të tregojë nëse janë gjetur para në veturën e viktimës, apo jo, sepse “tashmë vetuar gjendet në stacionin e policisë në Gjakovë”.

Komandanti i policisë së Malishevës, që thotë se e ka njohur viktimën, ka deklaruar se ia ishte një njeri i respektuar në Malishevë dhe se nuk ka pasur precedent penal në polici.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending