Connect with us

Lajme

Familja nga Drenasi kërkon të drejtën për pronën që ia mori dhunshëm Serbia, nesër mblidhet asambleja komunale

Published

on

Asambleja Komunale e Drenasit do të mblidhet ditën e nesërme, por nuk do të merren vetëm me situatën e krijuar nga pandemia e shkaktuar nga Coronavirusi.

Para asambleistëve do të jetë në rend dite edhe formimi i komisionit për vlerësimin e disa pronave në qendër të qytetit dhe pastaj kjo hapësirë të shfrytëzohet për ndërtim të lartë.

Kjo ka qenë arsyeja që Familja Elezi nga Drenasi t’i drejtohet me një letër publike kryetarit të komunës, kryesuesit të asamblesë komunale dhe të gjithë asambleistëve.

Në letrën e Familjes Elezi thuhet se kjo pikë e rendit të ditës ka të bëjë me dy parcela të familjes Elezi, respektivisht të Elez Hamëz Elezit dhe Halit Ramadan Elezit, të cilat janë marrë nga pushteti i dhunshëm i Serbisë, gjatë viteve 1960/1970. “Familja Elezi asnjëherë deri më tani nuk ka realizuar të drejtën e saj për këtë pronë. Kjo çështje është e njohur për çdokënd në Drenas, sepse jo vetëm kjo zonë, por me dhjetëra hektarë të tjera i janë grabitur famijes tonë pa u kompensuar asnjëherë”, thuhet në këtë letër.

Kjo familje ka bashkangjitur edhe dëshmi të planit nga viti 1966 ku dëshmohet se këto dy parcela kanë qenë pronë e gjyshërve të tyre.

Gjithashtu, kjo familje ka kërkuar që asambleistët të shtyjnë formimin e këtij komisioni derisa të qartësohet situata dhe të gjendet një zgjidhje për plotësimin e kërkesës së kësaj familjeje.

Kjo është letra e plotë publike e Familjes Elezi:

LETËR PUBLIKE E FAMILJES ELEZI NGA DRENASI

I nderuar Kryetar i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci,

I nderuar Kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, z. Labinot Halilaj,

Të nderuar Asambleistë të Kuvendit Komunal të Drenasit,

Pasi u informuam lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit Komunal të Drenasit, për datën 30 prill 2020, po iu shkruajmë me urgjencë, ne Familja Elezi nga Drenasi.

Arsyeja se përse po iu shkruajmë është pikërisht pika e tretë e rendit të ditës: “Propozim Vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e pronave që mund të këmbehen dhe dhënien e rekomandimeve për pronat që duhet të shpronësohen në parcelën 743/1 në zonën e kadastrave në Drenas”.

Iu informojmë se në këtë pjesë bëhet fjalë për dy parcela të familjes Elezi, respektivisht të Elez Hamëz Elezit dhe Halit Ramadan Elezit, të cilat janë marrë nga pushteti i dhunshëm i Serbisë, gjatë viteve 1960/1970, që nuk pyeste për jetën e lëre më për pronën. Familja Elezi asnjëherë deri më tani nuk ka realizuar të drejtën e saj për këtë pronë. Kjo çështje është e njohur për çdokënd në Drenas, sepse jo vetëm kjo zonë, por me dhjetëra hektarë të tjerë i janë grabitur familjes tonë pa u kompensuar asnjëherë. Për parcelën në fjalë, siç mund ta shihni në këto fotodëshmi janë në emërtimin e vjetër të tyre, 737 dhe 738, si dhe në emrin e gjyshërve tanë.

Së fundmi ne kemi siguruar dokumentacionin për të mbështetur të drejtën tonë. Kemi kërkuar takim me kryetarin e komunës z. Lladrovci, për t’i shpjeguar me fakte këtë çështje, por rrethanat e shktaktuara nga pandemia na pamundësuan që të mbajmë takim deri më tani. Natyrisht se edhe tani jemi në gjendje të takohemi, duke iu përshtatur rrethanave të kujdesit që kërkohen.

Duke marrë parasysh këtë shqetësim të Familjes Elezi, kërkojmë urgjentisht që ju si Këshilltarë të Kuvendit Komunal të Drenasit, të shtyni formimin e Komisionit për Vlerësimin e Pronave, derisa të gjindet një zgjidhje e cila është në të mirën e familjes tonë.

Në vitet 1960/1970, pushteti i dhunshëm i Serbisë i ka marrë këto prona familjes tonë, pa dëshirën tonë. Atëherë, organet komunale kanë bërë shpronësimin e familjes tonë me qëllim të realizimit të projekteve në interesin publik. Kjo nuk ka ndodhur dhe mund të vërtetohet lehtësisht sepse ekzistojnë dëshmitë apo shtëpitë e ndërtuara. Interesi publik nuk nënkupton heqjen e të drejtës së pronës së dikujt dhe kjo pronë t’u jepet personave tjerë, siç ka ndodhur në rastin e familjes tonë. Interesi publik nënkupton shpronësimin e pronave për t’u realizuar projekte për interes të përgjithshëm, siç janë: ndërtimi i shkollave, ambulancave, teatrove, muzeve, qendra kulturore, e shumë të tjera.

Në parcelën në fjalë, për të cilën po ju shkruajmë, asnjëherë nuk ka ndodhur investime në interes të publikut dhe të mirës së përgjithshme. Se për çfarë është shfrytëzuar prona e gjyshërve tanë, dëshmitë janë akoma aty, pra: disa shtëpi banimi përdhesë.

Në procesin e sotëm, sërish familja Elezi nuk po merret në konsideratë, pasi në procesin e kompensimit nuk jemi ftuar ne, por vetëm familjet që kanë përfituar nga shpronësimi i atëhershëm. Kjo është në kundërshtim me të drejtën e shenjtë të pronës, sepse nuk ka pasur asnjëherë zhdëmtim të pronarit të shpronësuar, pra të Familjes Elezi. Sa për sqarim, ne nuk jemi kundër ftesës që keni bërë për këto familje dhe as nuk jemi kundër zhvillimit të qytetit të Drenasit, sepse edhe vet kontribuojmë në këtë zhvillim përmes taksave që paguajmë çdo muaj.

Dhënia e pronës, sipas dokumentacionit që është paraqitur për këtë mbledhje, nuk lidhet me qëllimin për realizimin e interesit publik, por planifikohet të realizohet ndërtim i lartë.

Duke marrë parasysh shqetësimin e Familjes Elezi, kërkojmë që të shtyni këtë vendim deri në plotësimin e kërkesës tonë.

Familja Elezi kërkon nga organet lokale të vendit tonë që të vendosin drejtë.

Ne shpresojmë se ju të zgjedhurit e qytetarëve të Drenasit, pra edhe si përfaqësues tanë, të jeni në nivelin e lartë të përgjegjshmërisë për të drejtën e pronës të familjes tonë.

E drejta e pronës është e shenjtë dhe kjo e drejtë nuk humbet asnjëherë.

Me respekt,

Familja Elezi

Drenas, 29 prill 2020

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending