Familja Dehari konfirmon refuzimin e telegramit të Thaçit

Familja e të ndjerit Astrit Dehari, përmes një deklarate ka bërë të ditur “se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve”.

Periskopi.com Lajme

Në vazhdim, deklarata e plotë e familjes Dehari:

“Dje, zyra e të ashtuquajturit President i Kosovës, përmes një postieri personal, ka bërë përpjekje t’i lë në dorë prindërve të Astrit Deharit një letër të mbyllur.

Prindërit e Astritit e kanë refuzuar pranimin e kësaj letre, pa e hapur fare, pasi janë njoftuar nga kush është dërguar kjo letër.

Familja Dehari me këtë rast deklaron se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve.

Familjarët e Astrit Deharit

Xhemile, Avni, Albana dhe Arta Boshtraj-Dehari

Prishtinë, më 9 nëntor 2016”.

Një natë më parë Periskopi raportoi për refuzimin e telegragramit që i bëri nëna e Atritit kur një i tillë u shkoi nga Thaçi:

Nëna e Astrit Deharit refuzon ngushëllimin e Hashim Thaçit, ia kthen këtë përgjigje

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: