Familja Dehari, një jetë kushtuar atdheut

Nëna Xhemlija dhe babai Avniu, janë prindërit e Arbnor dhe Astrit Deharit. Ata kanë një jetë kushtuar atdheut. Megjithëse dy djemtë e tyre, Arbnori dhe Astriti nuk janë më, bashkëpunëtorë të ngushtë të familjes, rrëfejnë për jetën në shërbim të atdheut të nënës Xhemile dhe babait Avniut.

Periskopi.com Lajme

 

Sadri Ramabaja, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Avni Deharit, babait të Arbnorit dhe Astritit, ka rrëfyer për Periskopin se si Xhemilja dhe Avniu ndihmuan Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës si dhe përpjekjet për ngritjen e strukturave të UÇK-së.

Ramabaja, sot gjatë një postimi në Facebook, shpreh indinjatën me ata që nuk nguruan të bëjnë, siç shprehet ai, disa reagime ‘bllok’, e thotë se të njëjtit, ishin ata që panë Arbnorin e Astritin duke u rritur.

147 AVNI D

 

“Në mars të vitit 1987, pas një periudhe qëndrimi në ilegalitet, me ndihmën dhe përcjelljen e shokëve, jam arratisur në Zvicër. Në Zvicër kishin gjetur strehim politik edhe një pjesë e bashkëveprimtarëve që militonim në kuadër të LPRK-së atëbotë, në mesin e të cilëve ishte edhe Avni Dehari me familje. Në këtë mes, por edhe te Xhemilja dhe Avniu, unë e gjeta, si të thuash, shtëpinë e dytë”, ka thënë Ramabaja për Periskopin.

RM

“Aty kemi punuar bashkë në Redaksinë e Zërit të Kosovës”, shton ai.

Struktura e LPRK (Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës) në Zvicër po bënte punë të madhe në ruajtjen dhe kultivimin e frymës atdhetare në mesin e mërgimtarëve tanë, por edhe për koordinimin e përpjekjeve për ngritjen e strukturave të saj brenda në Kosovë e Maqedoni, që më vonë do të formojnë UÇK-në. Si Xhemilja edhe Avniu ishin pjesë, madje që nga strukturat bazë të LPRK – Këshillat popullor që i kishim në kantone të Zvicrës, e deri në strukturat drejtuese të organizatës. Si familje jashtëzakonisht bujare, bukëdhënëse, besnike e ideale për shumë çifte ët reja, ata me kohë ishin shndërruar në model të një familjeje atdhetare”, rrëfen Ramabaja.

“Avniu një kohë ishte edhe kryeredaktor i Zërit të Kosovës, që si organ propagandistik e informativ,  ka luajtur rol të madhë në mobilizimin dhe ndërgjegjësimin e masave të gjera, madje do të thosha  jo vetëm në mërgatën tonë në Perendim, meëq ishte shndërruar në një flakadan të mirëfilltë lirie”, thotë ai.

avni4

Në pyetjen e Periskopit se në kë aludoni kur përmendni se ‘ka reagime bllok të bashkëveprimtarëve të LPK-së të cilët panë Arbnorin e Astritin duke u rritur…”, Ramabaja përgjigjet:

Kjo fjali është, duket një shkëputje nga një status imi i sotëm. Ai reflektim imi sot, pas një dhimbje të madhe që kishim mbrëmë edhe si familje, meqë jemi miq të vjetër, por edhe fqinj, nuk ishte reflektim vetëm emocional. Përkundrazi, ai erdhi si produkt i leximit të disa statuseve të ish shokëve të vjetër të LPK-së, sidomos atyre që kanë kontribuar në puçin e organizuar brenda LPK-së në majt 1998 dhe më pas edhe të UÇK-së, të cilin e shoh përgjegjës për shumë të këqia që po përjeton Kosova sot.

SADRI

Ai flet për raportet e deritashme shpesh kontradiktore të organeve kompetente për vdekjen e Deharit si dhe për heshtjen e Presidentit dhe kryeministrit.

Raportet e këtyre organeve janë produkt i një kakofonie që ka instaluar kjo nomenklaturë neofashiste që po e mban peng Republikën tonë.  Ata tashti e kanë parasysh se vrasja me paramendim e Astritit nuk mbulohet dot. Nga këto dy marioneta të shërbimeve të  huaja (Thaci dhe Mustafa v.j.,) nuk pres gjë të mirë për Republikën. Ata janë e zeza e këtij vendi”, thotë Ramabaja./Periskopi/

Shpërndaje në: