Connect with us

Lajme

Fakulteti Filozofik reagon ndaj raportit të ORCA ‘Dembelët e Hasan Prishtinës’

Published

on

Fakulteti Filozofik ka reaguar ndaj raportit të ORCA “Dembelët e ‘Hasan Prishtinës’” të publikuar më datë 14.07.2017.

Fakulteti Filozofik e cilëson këtë raport si të pabazë, të pasaktë dhe tendencioz.

‘Meqë u bë disa herë, që Fakulteti Filozofik është cak i kësaj organizate, të të ngjashmeve dhe financuesve të tyre, kjo njësi akademike reagon për të informuar drejt të interesuarit (kandidat studentët), prindërit, institucionet dhe opinionin e gjerë publik për të pavërtetat, që po përhap në vazhdimësi kjo e ashtuquajtura organizatë për rritjen e cilësisë.’, thuhet në reagimin e tyre.

Raporti i dytë “Dembelët e Hasan Prishtinës” i përpiluar nga ORCA i publikuar sot, bazohet në monitorimin sistematik të Fakultetit Ekonomik, Filozofik, dhe Juridik gjatë tre muajve të fundit.

Kjo organizatë ka njoftuar se në këtë raport janë janë monitoruar konsultimet, ligjëratat dhe provimet në këto tre fakultete.

 

Ja reagimi i plotë:

‘Së pari, Fakulteti Filozofik konteston procedurat etike të hulumtimit. Për një hulumtim të tillë menaxhmenti i Fakultetit Filozofik nuk është kontaktuar për të marrë lejen përkatëse, gjë që është në kundërshtim të hapur me të gjitha procedurat, që ndiqen për çdo hulumtim, në të gjithë botën. Gjë që po ashtu hedh dyshime të bazuara mbi vërtetësinë e informatave të paraqitura në raport. Gjithashtu, organizatorët e hulumtimit nuk kanë kontaktuar personat zyrtarë për të marrë informacionet e duhura për të ndërtuar metodologjinë e hulumtimit. Duke u bazuar në informata të tilla selektive, rezultatet e publikuara të hulumtimit janë larg së vërtetës.

Së dyti, menaxhmenti i Fakultetit Filozofik duke qenë përgjegjës për monitorimin e procesit mësimor (ligjërata, ushtrime, provime dhe konsultime) nuk ka informacion, që konfirmon ‘të gjeturat’ e këtij raporti, që ky proces nuk është zhvilluar konform asaj, që kërkohet. Gjithashtu, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar apo informal nga ana e studentëve, që ky proces ka pasur probleme apo vështirësi në zbatim. Për sa u përket orareve të shpallura në faqen zyrtare të internetit të Fakultetit Filozofik apo buletinet e departamenteve përkatëse ato janë respektuar dhe respektohen me përpikëri, me përjashtim të rasteve kur personelit akademik u lejohet sipas kërkesës zyrtare të tyre të zëvendësojnë ligjëratat/ushtrimet e tyre për shkak të pjesëmarrjes në aktivitete shkencore kombëtare apo ndërkombëtare apo në raste të urgjencave shëndetësore. Si praktikë, këto orë zëvendësohen gjatë semestrit përkatës, ose javën e parë pas përfundimit të atij semestri. Të gjitha këto dëshmohen me nënshkrimet e studentëve dhe profesorëve, të cilat posedohen nga Fakulteti Filozofik dhe janë të arkivuara. Në këto dokumente mund të kenë qasje në çdo kohë të gjithë të interesuarit.

Së treti, në Fakultetin Filozofik janë mbajtur të gjitha afatet zyrtare të provimeve në përputhje me Statutin e UP-së (janari, qershori dhe shtatori) dhe nuk ka ndodhur, që provimet të mos mbahen. Gjithashtu, orari i provimeve është respektuar me përjashtim të rasteve kur vetë studentët me arsye të argumentuar kanë kërkuar zyrtarisht të shtyhet data e provimit. Për informacionin e opinionit publik, oraret e provimeve sipas departamenteve bëhen gjithmonë me një konsultim paraprak me studentët në përputhje me dinamikat dhe kërkesat e tyre.

Së katërti, personeli i Fakultetit Filozofik angazhohet në të gjitha hallkat e mbarëvajtjes së procesit mësimor. Kjo rrit llogaridhënien e personelit akademik në raport me detyrat e punës. Gjithashtu, kjo e zhvillon stafin e ri për të marrë përgjegjësitë e tij. Më tej, kjo u mundëson studentëve të kenë komunikim të gjerë dhe të kenë transparencë lidhur me performancën e tyre. Fakulteti Filozofik, nuk bën dallim nëse kemi të bëjmë me profesorë apo asistentë, përveçse në rastet kur kjo është e domosdoshme dhe kërkohet me statut. I gjithë personeli është në dispozicion të studentëve dhe kjo do të mbetet politika jonë në raport me ta. Edhe njëherë, asistentët janë në ndihmë të profesorëve në kryerjen e punëve dhe nuk përbën diçka të pazakontë, që ata të monitorojnë provime apo të mbajnë konsultime, për të rritur efektshmërinë, rregullin dhe cilësinë.

Së pesti, lidhur me konsultimet e personelit akademik, Fakulteti Filozofik konfirmon, se ato mbahen në oraret e caktuara. Madje konsultimet mbahen edhe jashtë orarit përkatës të afishuar. Gjithashtu, konsultimet mbahen edhe në mënyra të tjera si nëpërmjet postës elektronike, telefonit etj. Gjithsesi, në rastet kur studentët në një moment të caktuar kanë shprehur rezerva në këtë drejtim, menaxhmenti i fakultetit i ka adresuar ato në kohë reale dhe të menjëhershme.

Fakulteti Filozofik shpreh përkushtimin e tij në kryerjen e detyrave të veta. Kjo njësi akademike kërkon nga menaxhmenti (Rektorati dhe Këshilli Drejtues) i Universitetit të Prishtinës  t’i mundësojë pranimin e personelit të ri akademik dhe atij administrativ, që të vazhdojë në rritjen e cilësisë së mësimit, hulumtimeve dhe shërbimeve administrative. Në rrethanat në të cilat punon Fakulteti Filozofik është i kënaqur me performacën e personelit akademik dhe administrativ ndaj studentëve.

Në fund, kërkojmë nga studentët si dhe nga përfaqësuesit të organizatave të ndryshme studentore, duke përfshirë edhe ORCA, që të jenë më të përkushtuar ndaj studimeve të tyre, ta duan universitetin dhe të respektojnë njerëzit profesionistë, që punojnë me ta dhe për ta. Në këtë mënyrë raportet e tyre do të jenë etike, profesionale dhe të sakta dhe nuk do të jenë vetëm funksion i arsyetimit të fondeve të dyshimta me qëllime të caktuara. Fakulteti Filozofik dhe profesorati i tij janë në dispozicion për të ndihmuar të gjithë të interesuarit, përfshirë autorët e këtij raporti, në dizajnimin, realizimin, përpunimin e të dhënave dhe raportimin e hulumtimeve të tilla dhe të tjera.’’

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending