Connect with us

Lajme

Fakte që duhet t’i dini për helmin më të rrezikshëm, që Assad’i e përdori kundër civilëve sirian

Published

on

Viktimat e bombardimeve në veri të Sirisë gjatë kësaj jave i ishin ekspozuar sarin’it, një helm kimik i ndaluar, por lehtësisht i prodhuar që përdoret në armët kimike. Ky ishte konstatimi i  zyrtarëve turq, të cilët kishin kryer autopsinë e viktimave këtë të enjte, raporton Periskopi.

Çfarë është sarin?

Sarin është një helm nervor, pjesë e armëve kimike që dëmton aftësinë e trurit që përmes sistemit nervorë të komunikoj me organet e tjera të trupit. Është i pangjyrë, pa shije, likuid i pa nuhatshëm, që së pari ishte krijuar në Gjermani më 1938, si pesticid potencial.

Sarin konsiderohet helmi më i rrezikshëm nervor, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Preventivës. “Kjo do të thotë që sarin lehtësisht dhe shpejt shndërrohet  nga gjendja e lëngshme në avull dhe shpërndahet shpejt në ambientin përreth”.

Avulli i sarinit nuk zgjatë shumë, por nëse depërtohen në organet e frymëmarrjes është vdekjeprurës. Kontakti me sarinin në trajtë të lëngshme në sipërfaqe të jashtme, në ushqim, apo ujë, gjithashtu mund të jetë fatal.

Si vepron sarin?

Të gjithë helmet nervore përkasin në grupin e komponimeve organike që përmbajnë fosfor, dhe në thelb funksionojnë në të njëjtën mënyrë, duke penguar veprimin e një enzime të rëndësishme në trupin e njeriut që lejon tkurrjen e muskujve dhe organeve. Pa veprimin e enzimës, muskujt dhe organet pushojnë së funksionuari në mënyrë të rregullt, dhe shumë shpejt pason asfiksia apo ngulfatja.

Si shëndrrohet sarin në armë?

Sarin është i rrezikshëm gjatë përdorimit dhe ka një afat të shkurtër përdorimi, për këtë edhe mbahet i ndarë në dy trajta kimike, të cilat prodhojnë sarinin kur të përzihen.

Në beteja ushtarake sarin dhe helmet tjerë kimikë përdoren kundër caqeve të kundërshtarit duke i spërkatur në formë të lëngshme apo të pluhurit. Bombat kimike janë të dizajnuara të shpërndajnë lëngun e sarinit gjatë shpërthimit. Regjimi sirian besohet të ketë përdorur bomba të tilla këtë javë në regjionin e Idlibit.

Konventa e OKB’së, e cila ndalon përdorimin e sarinit në luftë, kishte hyrë në fuqi në vitin 1997. Qeveria siriane ishte pajtuar në vitin 2013 që të shkatërrojë armët kimike të saja, përfsirë edhe sarinin.

Sa helmues është sarini?

Sipas të dhënave të ushtrisë amerikanë, sarini është 81 herë më helmues se sa cianidi, dhe 543 herë më shumë se sa klorini, që në Siri ishte përdorur si armë kimike. Klorini nuk është i ndaluar dhe është në përdorim komercial.

Cilat janë simptomat në trupin e njeriut?

Simptomat përfshijnë zvogëlimin e bebëzës së syrit, frymëmarrje të shpeshtuar, të vjella, ngërçe, paralizë dhe shkatërrim të organeve të frymëmarrjes. Një intervenim i shpejt mjekësor mund zvogëlojë në masë të madhe efektin e sarinit. /Periskopi/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending