Facebook i kërkoi falje Norvegjisë për heqjen e fotografisë së famshme të vietnamezes

Periskopi.com Lajme

Kompania Facebook i ka kërkuar falje Norvegjisë, pasi kishte fshirë fotografinë e vajzës vietnameze nga faqja e rrjetit social të gazetës norvegjeze “Aftenposten”.

Gazeta norvegjeze e javës së kaluar me tekst kishte publikuar foton e famshme botërore të vajzës e cila e zhveshur ikte nga bomba ‘napalm’ në Vietnam.

Menjëherë pas publikimit, Facebook-u i ka dërguar gazetës norvegjeze e-mail me paralajmërim që “publikimi me fotografinë fyese të fshihet”, dhe pastaj në mënyrë softuerike ishte fshirë.

“Incidenti” bëri jehonë në Norvegji, por edhe në opinonin botëror, ndërsa më vonë fotografinë në profilin e saj e publikoi kryeministrja norvegjeze Erna Solberg duke i dërguar një mesazh themeluesit të Facebook-ut Mark Zuckerberg se po kryen “censurë” dhe “po abuzon me fuqinë e tij”.

Në shenjë solidariteti, mijëra norvegjezëve dhe zyrtarë të lartë të vendit publikuan të njëjtën fotografi.

Sheryl Sandber, drejtori operativ i Facebook-ut, i kërkoi falje kryeministres norvegjeze Solberg dhe në deklaratë i kërkoi falje për heqjen e fotografisë duke theksuar se edhe vetë Facebook-u “ndonjëherë ballafaqohet me vështirësi”.

Ai theksoi se algoritmi kompjuterik vështirë bënë dallim në mes të fëmijëve të zhveshur në fotografitë e zakonshme dhe fëmijët lakuriq në fotografi dokumentare.

“Ndonjëherë ndodhin probleme. Me standarde të qarta si dhe shfletimi i miliona posteve dhe fotove në botë, çdo ditë, e gjithë kjo është një sfidë. Pa marrë parasysh këtë, ne duam të punojmë edhe më mirë. Faleminderit që na ndihmuat për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Sandber.

Fotografia e vajzës së zhveshur Fan Ti Kim Puk e cila ikte nga zjarret e bombave ‘napalm’ është regjistruar 43 vjet më parë, asokohe nga fotograf 21-vjeçar, i Associated Press (AP) Nick Ut.

Ajo që kishte mbetur e paregjistruar në foto është historia që pasoi, në të cilin fotografi i ka ndihmuar vajzës duke e vendosur në furgon për ta dërguar në spital.

Për shkak të fotografisë e cila konsiderohej të jetë skena më prekëse e luftërave në botë, Ut ka marrë çmimin Pulitzer.

 

Shpërndaje në: