Fabregas përfundon te ky klub anglez?

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, është duke menduar largimin nga Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Arsenal dhe Barcelonës nuk po arrin të ketë minuta nën drejtimin e trajnerit italian, Antonio Conte. Ditë më parë është raportuar se spanjolli dëshiron të luftojë për një vend në formacion në skuadër, por si duket ai do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

West Ham do të kërkojë transferimin e tij në formë huazimi dhe Chelsea besohet se janë të gatshëm të paguajnë gjysmën e pagës vetëm që të largojnë yllin e tyre.

Fabregas ka një pagë prej 160 mijë funte në javë dhe kjo mund të jetë problem për shumë skuadra që i dëshirojnë shërbimet e Fabregasit. /Periskopi.com

Shpërndaje në: