Evropa drejt një ushtrie të përbashkët

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se Bashkimi Evropian ka nevojë për një bazë ushtarake, në mënyrë që në të ardhmen të punojë për një ushtri të përbashkët.

Sipas tij, mungesa e një strukture të përhershme ka rezultuar me humbje të mëdha parash në misione të ndryshme, shkruan BBC.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian sipas Juncker duhet të jetë shtytje për një njësi mbrojtëse të përbashkët, sepse, siç ka thënë ai në fjalimin e tij vjetor në Union, Britania ka kundërshtuar përherë ndonjë konflikt potencial me NATO-n.

Por ai thotë se kjo forcë e përbashkët duhet të jetë në kohezion të plotë me qëllimet e NATO-s.

“Më shumë potencial ushtarak në Evropë nuk do të thotë më pak solidaritet transatlantik në në Evropë”, ka thënë ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: