Connect with us

Lajme

EULEX-i në pushim deri më 2 korrik, anulohen seancat e planifikuara

Published

on

Sot është bërë një javë që kur deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash votuan për vazhdimin e mandatit të Misionit për Sundim të ligjit në Kosovë-EULEX të paktën edhe për dy vite.

Megjithatë, shumë procese gjyqësore të planifikuara për muajin qershor kanë mbetur të parealizuara, për shkak të mos hyrjes në fuqi të këtij ligji, transmeton Indeksonline.

E avokati Arianit Koci, ka thënë në një prononcim për Indeksonline se të gjitha seancat e caktuara për javën e ardhshme janë anuluar deri në fillim të muajit korrik.

“Në këtë moment mora një thirrje nga zyrtarët e EULEX-it, dhe më informuan që seancat gjyqësore të caktuara për javën e ardhshme janë anuluar deri më 2 korrik”, ka theksuar Koci.

Ai ka përsëritur se ligjet për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it ndonëse janë votuar në parlament, nuk mund të hyjnë në fuqi pa u publikuar në Gazetën Zyrtar.

“Deri më tani ato nuk janë publikuar, prandaj EULEX-i ende nuk ka mandat. Sidoqoftë, kjo zvarritje e procedurave penale është në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak se po shkelet e drejta e të pandehurve në gjykim të drejt dhe në kohë të arsyeshme”, ka thënë tutje avokati Koci.

Sipas tij, EULEX-i për kohën sa është pa mandat, nuk ka qenë i autorizuar që të marr asnjë vendim.

Ndërkohë që EULEX-i ditë më parë, përmes një komunikate ka shpjeguar për kompetencat që do të ketë gjatë qëndrimit në Kosovë deri në qershor të 2018-tës.

“EULEX Kosova do ta ndihmojë Kosovën, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies, si dhe në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të sistemit të pavarur shumetnik të drejtësisë dhe policisë dhe shërbimit doganor shumetnik, duke siguruar që këto institucione të jenë të lira prej ndërhyrjeve politike dhe që i përmbahen standardeve të pranuara ndërkombëtare dhe praktikave evropiane më të mira”, ka njoftuar EULEX-i.

Tutje, në komunikatë thuhej se përmes funksionit ekzekutiv të tij, ky mision do të ofrojë mbështetje për vendimet në lëndët e të drejtës kushtetuese dhe civile, si dhe në ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të përzgjedhura penale.

“Në parim të gjitha hetimet penale dhe gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës, me panele gjyqësore të përbëra nga gjyqtarë të Kosovës. Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, një rast mund t’i caktohet një prokurori të EULEX-it, ose një panel të përbëhet nga shumica e gjyqtarëve të EULEX-it. Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it do të vazhdojnë të jenë të bashkë-vendosur në institucionet e Kosovës dhe të shërbejnë në përputhje me ligjet kosovare”, thuhej tutje.

Ndonëse të premten e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan me shumicë votash projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe BE-së mbi misionin e EULEX-it edhe për dy vite, zyrtarisht ky mision ende nuk ka mandat.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending