Connect with us

Lajme

Erdogan do të bëj ligj që falë abuzuesit seksual të fëmijëve, turqit në protesta

Në shenjë kundërshtimi ndaj projekt-ligjit të propozuar së fundmi nga qeveria turke, i cili nëse do të miratohet në Parlament do të falë personat që abuzojnë seksualisht me të miturit nëse ata martohen me viktimat, mijëra qytetarë kanë protestuar në Stamboll, Izmir dhe Trabzon. Ata kanë mbajtur në duar pankarta ku kërkojnë tërheqjen e propozimit, pasi sipas tyre ky projektligj do të legjitimojë përdhunimin e fëmijëve. Megjithatë, nga ana tjetër, Qeveria pretendon se kjo është një masë që ka për qëllim luftimin e fenomenit.

Published

on

Mijëra qytetarë turq kanë protestuar në Turqi në shenjë kundërshtimi ndaj projektligjit të propozuar së fundmi nga qeveria, i cili nëse do të miratohet në Parlament, do të falë personat që abuzojnë seksualisht me të miturit, në rast se ata martohen me viktimat e tyre.

Propozimi i bërë së fundmi, sipas qeverisë ka për qëllim që t’a luftojë fenomenin, por kritikët janë shprehur se projekligji nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të legjitimojë përdhunimin e fëmijëve.

Zyrtarët e Ankarasë janë shprehur se nga ky ligj do të falen vetëm personat që kanë kryer marrëdhënie seksuale me të mitur, por pa përdorur dhunën, forcën apo çdo mjet tjetër detyrues.

Përafërsisht afro 3.000 qytetarët protestuan në rrugët e Stambollit, në anën aziatike të qytetit.

Ndërkohë, raportohet se protesta ka patur edhe në zona të tjera të vendit, përfshirë qytetet Izmir dhe Trabzon.

Protestuesit kanë marshuar në disa prej rrugëve kryesore të qyteteve, duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, ku shkruhej: ‘Nuk do të pushojmë, nuk do të bindemi”. “Tërhiqeni propozimin menjëherë”.

Në intervistat e dhëna për mediat, qytetarët kanë arsyetuar se të miturit nuk kanë arritur pjekurinë e nevojshme për të marrë vendime të tilla.

Ende nuk dihet nëse qeveria do t’i marrë parasysh protestat e qytetarëve, por deri më tani nuk ka patur asnjë komunikatë zyrtare pas demostratave.

Kauza e protestuesve është pëkrahur edhe nga një sërë organizatash ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e fëmijëve.

Kjo nuk është hera e parë që projektligjet e propozuara nga qeveria turke hasin në kundërshtinë e organizatave perëndimore.

Një tjetër çështje mjaft e debatuar ka qënë mundësia e rikthimit të dënimit me vdekje për ushtarakët e përfshirë në tentativën e dështuar për grushtin e shtetit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending