Era Istrefi reagon për herë të parë pas performancës briliante në finalen e Kupës së Botës (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Era Istrefi performoi në stadiumin Luzhniki pak minuta para se të fillonte ndeshja finale ndërmjet Francës dhe Kroacisë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore pati një performancë briliante në Luzhniki ku performoi së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith këngën ‘Live it Up’, raporton Periskopi .

FIFA e falenderoi Erën me anë të një postimi në faqen zyrare.

“Çfarë shfaqje! Faleminderit Nicky Jam, Era Istrfi dhe Will Smith,” shkruhet në faqen zyrtare të FIFA-s.

Tani ka ardhur edhe reagimi i Erës e cila ka postuar një foto në Instagram.

“Ne sapo performuam në Kupën e Botës së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam! Çfarë momenti i pabesueshëm,” shkruan Era në Instagram. /Periskopi/

Shpërndaje në: