Connect with us

Lajme

Enver Hoxhaj shpërblen ish-këshilltarin e tij me 40 mijë euro

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i njohur për punësime dhe gradime të familjarëve, dostave e njerëzve të partisë, kujdeset në vazhdimësi qe t’i qëndrojë mbrapa atyre edhe kur ndërrojnë vendet e punës ose kur nuk i ka afër vetës në institucionin ku punon.

Për shumicën e ish këshilltareve të tij ishte kujdesur t’i rehaton nëpër vende të punës para se të largohej nga MPJ-ja në mandatin e parë, ndërsa edhe tani pasi është kthyer prapë në krye të kësaj ministrie vazhdon trendin e vjetër. Pak muaj pasi ka filluar punë i ka dhënë një kontratë ish këshilltarit të tij, Gëzim Visoka, shkruan portali INFOKUSI.

Saktësisht “Cambridge Academy of Global Affairs” (CAMGA) ku Visoka punon ka pozitën drejtues i kërkimeve. Kjo kontratë peshon 40 mijë euro dhe është dhënë në emër të ofrimit të shërbimeve për arsim dhe trajnim të mëtejshëm për zyrtarët e qeverisë. Sipas arsyetimeve të kësaj kontrate, qëllimi i këtij bashkëpunimi në mes të ministrisë së punëve të jashtme dhe CAMGA-së, është ofrimi i këshillave profesionale dhe ndihmë në katër fusha, nëpërmjet të cilave mund të rrisë përpjekjet e MPJ-së për të siguruar njohje diplomatike.

Kjo Akademi është me baze në Britani dhe drejtuesit e kësaj akademie janë dy kosovarët: Nora Ëeller, drejtoreshë themeluese, dhe Gëzim Visoka, drejtues i kërkimeve. Ky i fundit gjatë vitit 2013 ushtronte detyrën si këshilltar politik i ministrit të tanishëm, Enver Hoxhaj. Ish-këshilltari Visoka, tani ka lidhur marrëdhënie kontraktuale për të ofruar këshilla profesionale për kabinetin e MPJ-së në vlerë prej 40 mije eurove.

Kjo nuk është hera e parë që Ministri Hoxhaj është munduar ta rehatoj “jaranin” e tij nëpër poste të larta politike dhe fitimprurëse. Pikërisht të njëjtin këshilltar, Ministri Enver Hoxhaj, vite më parë ka vendosur që ta bënte ambasador në Bruksel. Përveç se ishte staf politik, Visoka ishte edhe shumë i ri në moshë, dhe nuk kishte asnjë ditë përvojë pune si ambasador. Qëllimi ishte që ish-këshilltarin të futet në mesin e stafit diplomatik, e pastaj të zhvillohet aty si diplomat. /Infokusi/

 

1 2

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending