Ende në pritje të autopsisë së Deharit, mund të shtyhet për javën e ardhshme

Raporti i autopsisë së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit mund të mos dorëzohet këtë javë, ndonëse ishte paralajmëruar për një gjë të tillë.

Periskopi.com Lajme

Siç shkruan Indeksonline, duke u thirrur në burime të veta, raporti preliminar i autopsisë së Astrit Deharit është gati, por që i njëjti nuk do të dorëzohet këtë javë.

“Raporti i autopsisë është i gatshëm, mirëpo i njëjti varet edhe prej ekspertizave të tjera nga forenzika. Ka gjasa që dorëzimi i këtij raporti nuk do të ndodh gjatë kësaj jave”, kanë bërë të ditur burimet në fjalë.

Në anën tjetër, zyrtarë të Prokurorisë së Shtetit nuk e mohojnë apo pohojnë këtë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i kontaktuar nga Indeksonline nuk ka përjashtuar një gjë të tillë.

“Nuk e di a do të na dorëzohet nesër raporti i autopsisë për Astrit Deharin. Edhe unë kisha pas dëshirë që ky raport me dal nesër, pasi që i kishim sqaruar disa gjëra”, është shprehur kryeprokurori Hoxha.

Sipas tij, prokuroria nuk mund t’i bëj presion Departamentit të Mjekësisë Ligjorë për dorëzimin e kësaj autopsie.

Tanimë janë bërë dy javë nga vdekja e Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Shpërndaje në: