Connect with us

Sporti

Emociounese, nënat e Gjakovës kërkojnë ndihmë për të pagjeturit nga boksieri i Kosovës

Boksieri nga Kosova Erzen Rrustemi, i cili tashmë mban titullin kampion bote në pesha të rënda sot ka qëndruar në Gjakovë.

Published

on

Edhe pse jeton në Zvicër, ai nuk e harron vendlindjen e tij Kosovën, por as nënat e atyre që dhanë jetën për liri.

Për këtë arsye, ai sot ka vizituar shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë . Këtu ai shprehu keqardhjen që institucionet e shtetit nuk kanë bërë sa duhet për zbardhjen e të pagjeturve nga lufta e fundit.

Rrustemi: Duhet ta kuptoni se nuk jeni vetëm

“U ndjeva i obliguar si të gjithë shqiptarët me iu taku juve dhe gjithë nënat e të pagjeturve. Me të vërtetë ky është një hall i madh edhe i joni dhe ndihem shumë keq që institucionet tona nuk kanë bërë më shumë për juve. Ndihem me të vërtetë në siklet që udhëheqësia jonë ka pranuar bisedime pa kushte sa I përket të gjithë këtyre njerëzve.. Më mungojnë fjalët ka do që them për mua është me rëndësi që ta kuptoni që nuk jeni vetëm dhe jemi bashkë me juve. Në Gjenevë nuk mund të them se çka mund të bëj për juve por ku të më ipet mundësia do ta bëj me kënaqësi të madhe sepse  e ndiej si obligim moral”, tha Rrustemi.

Ndërkaq kryetarja e kësaj shoqate, Nysrete Kumnova tha se politikanët kosovarë çështjen e të pagjeturve e kanë bërë politike. Ajo i tha Rrustemit se kanë nevojë për përkrahjen e tyre.

Kumnova: Politikanët e kanë politizuar çështjen e të pagjeturve

“Në Kosovë janë edhe 1660 qytetarë të pagjetur. Në mesin e tyre e kam edhe djalin e vetëm Albionin të cilin ende se kam gjetur. Me kënaqësi e kam marr ftesën e juaj për të na vizituar shoqatën ‘Thirrje të Nënave’, edhe pse Gjilani nuk është i goditur  e kanë zemrën e madhe,  por njerëz si ju kemi nevojë që të na përkrahni dhe iu urojmë titullin e kampionit botëror. Çështja e pagjeturve në Gjenevë sepse aty edhe është selia për cështjen e të pagjeturve. Ju mund të bëni më shumë sesa politikanët, sepse ata çështjen e të pagjeturve e kanë bërë shumë politike e cila është dashur që të jetë jo politike dhe të zbardhet fati të pagjeturve. Ne qe 18 vjet vrapojmë,  kërkojmë, por shumë është neglizhencë u ipet prioritet serbëve në Parlament, gjithkund janë pa dalë kriminelët para drejtësisë, pa kërkuar falje.Ne kemi mbledhur të gjitha dëshmitë e familjarëve dhe kemi botuar libër”, tha Kumnova

Boksier kosovar, shprehu vullnetin të vizitojë edhe nënën e cila gjatë luftës humbi burrin me katër djemtë, Ferdonije Qerkezin. Ajo tha se vizita të tilla e bëjnë më të fortë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending