Connect with us

Sporti

Emocionuesi, Nuri Sahin thotë se s’do të harrojë kurrë incidentin e Dortmundit (Video)

Published

on

 

Mesfushori i Dortmundit, Nuri Sahin, thotë se nuk do të harrojë kurrë fytyrat e bashkëlojtarëve pas shpërthimit afër autobusit të martën në mbrëmje.

Një shpërthim i fuqishëm afër autobusit të Dortmundit kishte detyruar shtyrjen e ndeshjes ndaj Monacos në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të mërkurën. Si pasojë e shpërthimit mbrojtësi Marc Bartra u detyrua të operohej pas lëndimeve të pësuara në incident.

Pas traumës së pësuar ndeshja u zhvillua pas më pak se 24 orësh për të cilën trajneri Thomas Tuchel ka thënë se as ai e as futbollistët nuk ishin pyetur fare.

Pas takimit të sotëm, të cilin Dortmundi e humbi 3 me 2, Sahin ka thënë se nuk di të gjejë fjalët për të përshkruar ndjenjën që kishte pasur.

“Është e vështirë, e vështirë të flas për këtë, e vështirë të gjej fjalët e duhura. E pamë disa herë këtë në TV, ishte shumë larg, madje edhe në Stamboll, në vendin tim, për natën e Vitit të Ri. Ishte ndjenjë e afërt, por ndodhi shumë larg nga ne. Mbrëmë e përjetuam nga afër atë ndeshje. Nuk ia dëshiroj askujt që të ketë ndjenjë të tillë”, ka thënë ai për mediumin “Viasat” të Norvegjisë.

“Isha i shokuar. Kur hipëm në autobus, nuk mund t’i harroj fytyrat. Nuk do t’i harroj kurrë në jetën time. Kur e pash Marcun aty, kur u ula afër Schmelzer dhe pash fytyrën e tij, ishte e pabesueshme. Nuk e di si njerëzit mund ta kuptojnë këtë, por deri sa u futa në fushë në pjesën e dytë, në të vërtetë, nuk mendoja për futboll fare. Mbrëmë e kuptova se çfarë ndodhi deri sa hapa dyert në shtëpi dhe pash se më prisnin gruaja dhe djali. Aty e kuptova sa me fat jemi. E di se futbolli është shumë i rëndësishëm, e duam futbollin, vuajmë me futboll. E di se fitojmë shumë para, kemi jetë të privilegjuar, por jemi njerëz dhe kjo është më shumë se futbolli, dhe këtë e ndjemë mbrëmë”, ka shtuar më tej ai, shumë i emocionuar, transmeton Koha.net.

https://youtu.be/n7U62SN9A20

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending