Connect with us

Showbiz

Elvana Gjata këngëtarja me vëmendjen më të madhe (VIDEO)

Published

on

Nuk është hera e parë që artistë apo këngëtarë duan të bëhen lajm për të rënë në sy të mediave dhe publikut. Emri më i përfolur gjatë muajve të fundit, del të jetë ai i këngëtares Elvana Gjata. Janë blofe apo nuk janë, këngëtarja ka arritur që të marrë vëmendjen e të gjithëve. Gjithçka nisi në muajt e verës, periudhë kjo shumë e angazhuar për këngëtarët pasi i gjejmë në mbrëmje të shumta muzikore. Por, kështu nuk ishte për Elvana Gjatën. Këngëtarja nuk u pa në asnjë koncert muzikor, pasi i kishte anuluar të gjitha datat, duke thënë se kishte vendosur t’i kushtonte kohë vetes. Dhe këtu nisën spekulimet. “Elvana Gjata shtatzënë”? ishte titulli që përfshiu portalet. Dhe, jo vetëm kaq, mes lajmeve të shumta që qarkullonin për një shtatzëni, në anën tjetër u përfol edhe për një ndarje mes Gjatës dhe Flori Mumajesit, edhe pse të dy këngëtarët kanë insistuar gjithnjë se asgjë nuk ka ndërmjet tyre, përveç bashkëpunimit në muzikë.

Ndonëse u bënë disa kohë që nuk ishte protagoniste në muzikë, Elvana Gjata, u rikthye me një set fotografik që me gjasë shkuan në funksion të biznesit të saj. Në bashkëpunim me dizajnerin Valdrin Sahiti, që tashmë kanë hapur atelienë në Tiranë me emrin “Altar” këngëtarja bëri të ditur se ka krijuar një mini-koleksion me fustane, pikërisht me ngjyrën lejla. Por, nuk mbaroi me kaq, “Lejla” vazhdoi të shkruhej nga këngëtarja edhe më pas, në faqen zyrtare në “Instagram” duke e lënë të kuptohet se projekti i radhës ka të bëjë pikërisht me këtë ngjyrë. Se kush është “Lejla” u mësua më 24 tetor kur edhe u publikua kënga e radhës po me këtë emër, një bashkëpunim me dy ndër reperët më të suksesshëm të momentit, Besniku 2PO2 dhe Capital T. Kënga u mirëprit nga publiku dhe arriti të bëhet hit.

Kuptimi i fabulës së këngës ishte më i thellë nga sa mendohej dhe këtë e kupton teksa dëgjon tekstin me vëmendje. Elvana vazhdon ende të përcjellë pjesë nga teksti edhe si mesazhe për showbizz-in shqiptar ku të gjithë janë të fokusuar në qëllimin e vetëm për të bërë para dhe jo projekte të mirëfillta.

“Krejt industria sytë në lejla, ama na dhe pa to po vlejna”, ishte një nga vargjet që këngëtarja shkroi në rrjete sociale.

Duket se nuk mjaftoi vetëm projekti “Lejla”. Elvana Gjata vazhdoi të tërheqë vëmendje edhe më tej. Në darkën private të organizuar nga dizajneri Valdrin Sahiti, në Tiranë, ku u panë të jenë të pranishme një numër i limituar të të ftuarve, ndër to Nora Istrefi, Tuna, Armina Mevlani, Leonora Jakupi, Lori Hoxha e të tjera, këngëtarja Elvana Gjata arriti edhe një herë të jetë në qendër të vëmendjes, kjo edhe u pa edhe në videot e publikuara nga vetë të pranishmet, të cilat shfaqen shumëçka nga ajo mbrëmje.

E po nga këto video, Elvana Gjata doli sërish të jetë lajm në shtypin rozë. Këngëtarja shfaqi një “talent” të fshehur. E bukur dhe me shumë stil, Elvana si një nikoqire u përkujdes që t’i bëjë kolegët e saj të qeshnin. Këngëtarja surprizoi të pranishmit me talentin e saj në imitim. Orinda Huta, Jonida Maliqi, Julka, Anjeza Shahini, Nora dhe Tuna ishin disa nga zërat që ajo imitoi me sukses, duke shkaktuar shumë të qeshura jo vetëm në ambientin ku qëndruan, por edhe në publik, pasi u publikua një video në rrjetet sociale. Mjaftoi një video dhe një foto e Elvanës e postuar nga mikesha e saj Lori Hoxha që shtatzënia e këngëtares sërish të bëhej kryefjala e lajmeve .Të gjithë u fokusuan te barku i Elvanës ku hamendësuan se ishte mjaftueshëm i fryrë sa për t’u hamendësuar se është shtatzënë. Këtë e përforcoi edhe Emoji që Lori vuri mbi barkun e saj (një zemër).Por, ka qenë pikërisht kjo e fundit që ka reaguar pas lajmeve duke përgënjeshtruar gjithçka.

“Nuk e di si një shkrepje e një snapchat-i ku Elvana është ulur dhe kostumi i është rrudhosur mund të përkthehet në shtatzëni. Vetëm për eventin e mbrëmshëm janë nxjerrë mbi dhjetëra video dhe në të gjitha këto video është publikuar Elvana duke kënduar, duke kërcyer, duke pirë verë dhe për më tepër Elvana duke pozuar përpara gazetarëve në tapetin e kuq. E nëse në të gjitha këto videot nuk ka asnjë lloj shenje për shtatzëninë e saj, si ka mundësi në 1 milion video të publikuara njëra pas tjetrës, njëra paska qëlluar shtatzënë vetëm, sepse mënyra e prerjes së kostumit të saj ka marrë atë formë në kohën që ajo është ulur”, ka sqaruar më pas Lori foton.

Pas Lorit, është mikesha tjetër e Elvanës, Julka ,ajo që zbulon më mirë se kushdo tjetër që lajmi i mësipërm ishte i rremë. Pasi janë shkëputur një moment nga emisioni i tyre, Julka dhe Arjoni “i ngrenë kurth” Elvanës dhe filmojnë papritur barkun e saj. Elvana e merr me mjaft sportivitet dhe madje edhe iu buzëqesh atyre teksa bën lëvizje para celularit të Julkës. Kjo ishte mënyra më e saktë për ta vërtetuar se Elvana përfundimisht nuk është shtatzënë. Ndoshta kjo video iu jep fund njëherë e mirë lajmeve për këtë “shtatzëni” të shumëpërfolur. Krejt në fund, sipas “Bluetooth” Elvana Gjata nuk është shtatzënë, si dhe raportet me Flori Mumajesi vijojnë të jenë të shkëlqyera. Sido që të jetë, Elvana Gjata njihet si një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Showbiz

Mbretëresha Elizabeth nuk do të festojë 95 vjetorin e saj të lindjes pas vdekjes së Princit Philip

Published

on

Mbretëresha po feston ditëlindjen e saj të parë në dekada pa burrin e saj Princin Philip të mërkurën

Këtë vit 95-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Elizabeth do të jetë një rast i heshtur pas vdekjes së burrit të saj prej 73 vjetësh, Princit Philip, shkruan People.

Ditëlindja e shënuar e monarkut të Mërkurën nuk do të festohet si zakonisht – ndërsa Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të familjes shpesh shënojnë ditëlindjet e tyre duke ndarë portrete të reja me publikun, nuk do të ketë një foto të lëshuar këtë vit.

Kjo do të jetë ditëlindja e parë e Mbretëreshës Elizabeth pas vdekjes së burrit të saj, i cili u varros në Shën George’s Chapel në Kalanë Windsor të Shtunën. Ai vdiq në 9 Prill në moshën 99 vjeç, vetëm dy muaj larg 100 vjetorit të lindjes.

Mbretëresha është e rrethuar nga stafi i saj besnik dhe tre qentë e saj (të cilët ajo është parë në Kopshtet Frogmore gjatë javës së kaluar) në Windsor Castle, dhe anëtarët e familjes me gjasë do të vizitojnë monarken në ditët në vijim.

Continue Reading

Trending