Connect with us

Lajme

Eksportojmë metale, importojmë gjithçka nga Serbia

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 2.2% në muajin shtator 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 211,0 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 206,4 milionë Euro në vitin 2015. Eksporti mbulon importin me 9.3%.

Published

on

Eksporti i mallrave në muajin shtator 2016 kishte vlerën 21,6 milionë Euro, ndërsa importi 232,6 milionë Euro, ku është një rënie prej (-11.2%) për eksport dhe një rritje prej 0.8% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015, raporton Periskopi

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 32.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 11.6% e përbëjnë produktet minerale; 11.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.9% e përbëjnë produktet bimore; 3.3% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 2.9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.1% të importit e përbëjnë  ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.5% e përbëjnë produktet minerale; 10.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 5,8 milionë Euro, ose rreth 27.1% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-21.9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.2%), Holanda (4.7%), Bullgaria (3.6%), Itali (2.5%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së janë rreth 101,6 milionë Euro, ose 43.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 5.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë janë nga: Gjermania (12.3%), Italia (6.9%), Greqia (5.6%), Polonia (2.5%), etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin shtator 2016 arritën në 10,6 milionë Euro, ose 49.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-2.3%). Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (19.3%), Maqedonia (15.9%), Serbia (7.5%) dhe Bosnje e Hercegovina (3.4%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin shtator 2016, arritën në 66,0 milionë Euro, ose 28.4% e importeve të përgjithshme, ku kishte një rënie prej (-8.2%). Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (15.2%), Maqedonia (6.0%), Shqipëria (4.1%) dhe Bosnje e Hercegovina (2.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 5,1 milionë Euro, ose 23.8%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: Zvicra (5.5%),  dhe India (2.3%).

Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 65,0 milionë Euro, ose 27.9%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë: Turqia (9.0%) dhe Kina (8.9%)./ Periskopi

 

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending