Ekskluzive: Për një ditë, qytetarja del pozitive në një laborator dhe negative në një tjetër (DOK)

Besarta Hoti Lajme

Laboratoret për testime të koronavirusit janë bërë temë e rëndësishme në javët e fundit – për shkak të çmimit të shtrenjtë të këtyre testimeve, por edhe për shkak të rezultateve të dyshimta. Së fundi, një qytetare për një ditë ka marrë dy rezultate të kundërta në dy laboratore të Kosovës. 

Ministria e Shëndetësisë  tash e tri javë ka licencuar 29 institucione shëndetësore private për të kryer teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

525 njerëz kanë vdekur në vend nga 13 marsi e deri më sot, 31 gusht. Ndërkohë që deri tash janë diagnostikuar më shumë se 13 mijë njerëz me këtë sëmundje, shkruan Periskopi

Por, tashmë temë e rëndësishme publike është bërë ajo e laboratoreve.

Një qytetare e Kosovës, nga Prishtina, emër i njohur pë redaksinë, për Periskopin ka treguar se sot  gjatë ditës ka kryer testime për Covid-19 në dy laboratore për t’u siguruar për gjendjen e saj shëndetësore, raporton Periskopi.

Mirëpo, dy rezultatet e marra nga këto dy laboratore  në Prishtinë e kanë lënë krejtësisht konfuze.

Në njërin test të kryer në Tirana Lab ajo ka marrë rezultat negativ.

Por në Poliklinikën EndoMedica ajo ka marrë rezultat pozitiv. /Periskopi/Besarta Hoti/

Shpërndaje në: