Ekipi serb tentoi të hyjë në Kosovë pa lejen e autoriteteve

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Mitrovicë ekipit basketbollistik Slloga nga Batoçina.

Gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka ndaluar hyrjen në territorin e saj ekipit të basketbollit nga Botaçina e Serbisë Slloga.

Ata kishin të caktuar një ndeshje me Trepçën në kuadër të ligës së dytë serbe.

Ky ndalim është bërë për shkak se sportistët serbë kishin tentuar të hynin në Kosovë pa leje adekuate nga autoritetet kosovare.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pas leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Hoxha për lajmi.net.

Në anën tjetër, mediet serbe raportojnë se ky është rasti i dytë në 20 ditët e fundit që basketbollistëve nga Serbia u ndalohet hyrja në Kosovë.

Shpërndaje në: