Connect with us
Edita Tahiri Edita Tahiri

Lajme

Edita Tahiri tregon sa marrëveshje me Serbinë nuk po zbatohen

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri thotë se nuk do të ketë Asociacion të Komunave Serbe derisa Serbia nuk i shpërbën të gjitha strukturat paralele dhe nuk e zbaton Marrëveshjen për Telekomin dhe Energjinë.

Published

on

 

Ajo po ashtu thotë se nga 33 marrëveshjet sa janë arritur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, vetëm tri nuk janë zbatuar në praktikë.

Ndërsa marrëveshja e fundit për targa, sipas saj, është shtyrë, pasi autoritetet kosovare nuk e kanë përmbyllur tenderin për letërngjitës.

Tahiri në intervistën dhënë “Zërit” thotë se procesi i bisedimeve me Serbinë nuk do të zgjasë aq sa ka zgjatur dhe në fazën e tretë, siç thotë ajo, do të trajtohet edhe çështja e të pagjeturve.

Ministrja për Dialog është e bindur se epilogu i bisedimeve do të jetë njohja reciproke e dy shteteve.

Zëri: Znj. Tahiri, a ka dështuar Marrëveshja për Targat, meqë nuk ka ngjitës?

Tahiri: Jo, në fakt marrëveshja është në proces të përgatitjes për zbatim. Më rëndësi është që kemi arritur marrëveshje për reciprocitetin e targave të automjeteve mes dy shteteve. Në kohën kur e kemi arritur marrëveshjen në shtator të këtij viti, unë kisha paralajmërime nga përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme të Kosovës se është kohë e shkurtër për procesin e tenderimit për prodhimin e këtyre letërngjitësve. Por, vlerësova që më rëndësi është një herë të arrihet marrëveshja. E kështu sa më shpejt zgjidhim problemin e letërngjitësve, menjëherë fillon zbatimi.

Pra, për mua më mirë ka qenë të arrihet marrëveshja, sepse ju e dini që pala serbe e ka shtyrë këtë punë për pesë vjet dhe tash varet nga ne, sa më shpejt që i kryejmë punët aq më shpejt nis puna.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending