Edhe NISMA kërkon dorëheqjen e Rekës: Serbia për dalje në det ka vrarë mijëra shqiptarë

Periskopi.com Lajme

Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklaratës se ministrit të Integrimeve, Blerim Reka se Kosova mund të bëj një kompromis me Serbinë për t’i lejuar çasje në Adriatik.

Përmes shefit të GP Haxhi Shala, Nisma ka thënë se Reka duhet të jap dorëheqje.

Ai e ka pyetur Rekën se me lejën e kujt ofron koridore e hap porta duke e vlerësuar si deklaratën më skandaloze të dhënë nga një zyrtarë shtetëror.

“Ky plan i Vetëvendosjes, i shpalosur nga ministri i saj është ëndrra e përhershme e Serbisë së madhe, e cila për të siguruar dalje në det ka vrarë e masakruar qindra-mijëra shqiptarë”, ka shkruar ai. Planin e Kral Aleksandrit, Shala thotë se sot e dëgjumë nga ministri i Kurtit të cilët janë të gatshëm të zbatojnë e të realizojnë ëndrrën e tyre.

Shpërndaje në: