Connect with us

Lajme

“The Economist”: Rusia është duke bërë sherre në Ballkan

Gazeta prestigjioze “The Economist” ka botuar një artikull ku komenton ndikimin e Rusisë në Ballkan përmes Serbisë dhe sherret që shteti tenton t’i shkaktojë në rajon pas oponencës që NATO-ja po ia bën kësaj superfuqie ushtarake e ekonomike në rajonin që gradualisht Rusisë po i rrëshqet nga duart.

Published

on

Më 2 nëntor, rreth 200 trupa ushtarake nga Rusia e Bjellorusia nisën një stërvitje dhjetëditore në Serbi, ndërkohë që trupat e NATO-s njëkohësisht po bënin të njëjtën gjë në shtetin fqinjë të Serbisë, në Mal të Zi. Sipas “The Economist”, dy misionet e kundërta stërvitore, ai i NATO-s, një ushtrim që trajnon për menaxhimin e katastrofave natyrore siç janë tërmetet, dhe tjetri, djallëzisht i quajtur “Vëllazëria Sllave” dhe paksa më provokativ, zor se janë ngjarjet më të çuditshme që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor aktualisht.

Ky rajon i rrethuar nga shtete që janë pjesë e Bashkimit Evropian, ende me lidhje të fuqishme dhe tradicionale me Rusinë, gjithnjë e më shumë duket të jenë skenë e acarimeve shqetësuese mes Rusisë dhe Perëndimit.

Thashethemet se Rusia mund të jetë duke ndërhyrë në rajon u ndezën muajin e kaluar. Më 16 nëntor autoritetet malazeze deklaruan se në ditën e zgjedhjeve parandaluan një grushtshtet të mbështetur nga Kremlini, qëllimi i të cilit ishte ta pengojë integrimin thuajse të përfunduar të Malit të Zi në NATO. Policia kapi një grup prej 20 serbëve, për të cilin, kryeministri në ikje i Malit të Zi, Milo Gjykanoviq, tha se po punon për Rusinë.

Lideri i këtij grupi që mëtonte grushtshtet në Mal të Zi, Bratislav Dikiq, deklaroi se është i pafajshëm dhe se provat që kishte gjetur drejtësia malazeze i ishin montuar. Dikiq ishte edhe lider i gjandarmërisë serbe, por ishte shkarkuar pas raporteve se ishte i përfshirë në krim të organizuar (Akuza që po ashtu i mohon).

Aktualisht ai drejton një parti të ekstremit të djathtë që zhvillon politika pro-ruse dhe anti-Nato në Serbi. Gazeta shkruan se shumë malazezë mendojnë se tërë ky tregim është i pakuptimtë dhe se ishte sajuar me qëllimin që Qeveria aktuale në Mal të Zi të rizgjidhet edhe në mandatin e radhës, transmeton Periskopi.

Megjithatë, më 24 tetor, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se një grup tjetër në vendin e tij, përfshirë edhe një numër pjesëtarësh nga jashtë, planifikonin komplote kundër Gjykanoviqit. Dhjetëra persona u vunë në pranga. Vetëm dy ditë më vonë, Nikolai Patrushev, një zyrtar i lartë i sigurisë në Rusi fluturoi drejt Serbisë dhe sipas shtypit serb, ai siguroi lirimin e tre rusëve të arrestuar. (Këtë gjë e mohuan njëzëri autoritetet ruse e serbe).

Ndërkaq, katër ditë më herët 40 ton ushqim, veshmbathje e ilaçe, destinuar për Aleppon, u nisën drejt Sirisë nga Nishi me një aeroplan rus, ku Rusia ka një bazë për ndihma humanitare. Ndërkohë, shtypi dhe zyrtarët serbë kanë qenë shumë të zënë duke debatuar për një agjent të CIA-s që dyshohet të jetë infiltruar në Policinë serbe.

Për të komplikuar edhe më shumë tërë situatën, Vuçiqi u vu në rrezik jete. Më 30 tetor, ai u mor në mbrojtje sepse një dyzinë armësh u gjetën brenda një veture fare pranë shtëpisë së prindërve të tij. Nga raportet dukej se se një tentim-vrasje po përgatitej në heshtje. Kush kërkonte vrasjen e kryeministrit ishte e paqartë dhe detajet dukeshin goxha të errëta. Shumë artikuj që publikohen me hov në shtypin serb e malazez, në fund dalin të pavërteta. Një politikan serb beson se armët kanë të bëjnë me luftën mes narko-karteleve mafioze serbe e malazeze.

Që të dyja shtetet kanë lëvizur drejt BE-së e Amerikës gjatë viteve të fundit. Gjykanoviq shpresonte që ta shpiej Malin e Zi në NATO (Proces që është pranë përmbylljes) dhe në BE deri në vitin 2020. Por Rusia përçmon mendimin e këtij vendi për t’iu bashkuar Aleancës Veriatlantike, për shkak të rëndësisë që bregdeti i saj ka me lidhjet në Detin Adriatik, transmeton Periskopi.

Ka plot qytetarë malazezë që kuptojnë ankthin e Rusisë. Edhe pse konfuze, sllavët ortodoks të Malit të Zi janë të ndarë mes asaj që një pjesë identifikohen si serbë, me miqësinë e tyre tradicionale me Rusinë dhe malazezët etnikë, të cilët vendin e tyre e shohin rrënjësisht të ndryshëm nga Serbia, dhe të destinuar për miqësi me Perëndimin. Nuk është e pazakontë që anëtarët e një familjeje të kenë qëndrime të kundërta rreth kësaj çështjeje. Sondazhet tregojnë se gjysma e malazezëve favorizon anëtarësimin në NATO, për shkak të një arsyeje të qartë: frikës nga Serbia. (Në vitin 1999 Mali i Zi ishte bombarduar nga NATO-ja edhe pse shumë më pak se Serbia, në kuadër të misionit për të shpëtuar Kosovën nga kontrolli i Serbië).

E në Serbi, Vuçiqi ka vënë në fokus të politikave të tij qëllimin për t’u integruar në BE, por vazhdimisht përballet me presion nga Rusia  që të bashkëpunoj me Unionin e saj Euroaziatik për Ekonomi. Sipas analistit të sigurisë në Beograd, Daniel Sunter, “një luftë idesh” po ndodh mes Rusisë e Perëndimit në Serbi. Armët më të efektshme të Rusisë janë mediat e saj serbe, përmes të cilave, thotë ai, bota shfaqet në një univers paralel. Është një përballje që lehtësisht mund të eksalojë, thotë ai. /Periskopi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending