E vështirë të harrohet momenti kur Suarez shënoi kundër Chelseat dhe askush nuk festoi me të

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez do të përballet me Chelsean për herë të dhjetë në karrierë, të martën mbrëma.

Atletico Madridi e uruguaianit do të luajë kundër ‘Të Kaltërve’ në ndeshjen e parë të fazës së eleminimit direkt të Champions Leagues dhe Suarez natyralisht ka qenë në qendër të vëmendjes, transmeton Periskopi.

Suarez dhe Chelsea kanë një histori së bashku.

Suarez & John Terry

Në prill të vitit 2013, sulmuesi shmangu kartonin e kuq pasi kafshoi Branislav Ivanovicin në zonë, një incident që edhe sot konsiderohet si një prej më shokuesve në histori të Premier Leagues.

Sjellja e pashpjegueshme e Suarezit në fushë, eventualisht ia siguroi atij një pezullim me shtatë ndeshje.

Sidoqoftë, ai ka edhe kujtime të mira nga përballjet e mëhershme të tij me skuadrën nga perëndimi i Londrës.

Në nëntor të vitit 2012, ai shënoi një gol të vonshëm të barazimit për ‘Të Kuqtë’ e Liverpoolit në ‘Stamford Bridge’ dhe vrapo drejt flamurit të këndores për të festuar.

Pasi mbërrijti në destinacion, Suarez u kthye duke shpresuar se bashkëlojtarët do t’i bashkangjiteshin.

Fatkeqësisht, nuk ishte askush aty dhe pamjet nga incidente janë edhe sot ikonike. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: