Connect with us

Showbiz

E vërteta e sherrit Noizy–Enca, konflikti nisi që në dhjetor për…

“The King and the Queen” duket se i kanë dhënë fund.

Published

on

Arsyeje e gjithë kësaj duket të jetë një deklaratë e Noizyt si i ftuar në “Xing Me Ermalin” e pastaj edhe intervista e Encas në “Privé”, ku dyshja kanë gjetur mangësi. Megjithatë, burime për “Bluetooth” bëjnë me dije se krisja e marrëdhënies mes tyre ka nisur që në fillim të dhjetorit, shkruan Bluetooth.

Koncerti i fundit ku dyshja ka qenë bashkë daton në 27 nëntor të vitit të shkuar në Gjermani. Nëse kujtojmë gjatë verës Noizy dhe Enca kanë qenë kudo bashkë, duke korrur sukses me këngën e tyre, “BowDown”. Thuhet se dyshja kishte planifikuar që dhe mbrëmjen e ndërrimit të viteve të ishin së bashku në koncert, por problemet mes tyre kanë bërë që ky plan të anulohet. Problemet mes Encës dhe Noizyt janë vënë re edhe nga pjesëtarët e tjerë të labelit, megjithatë nuk kanë ndërhyrë në këtë debat.

Kontratat, koncertet, intervistat e pamiratuara më parë nga OTR janë vetëm disa nga arsyet që kanë çuar në acarimin e dy këngëtareve. Fansat e kanë marrë vesh këtë sherr, pas statuseve në “Facebook” që dy artistët kanë publikuar me akuza për njëri-tjetrin. Reperi tregon se pas arritjeve të Encës fshihet ai dhe grupi OTR. Madje, atij nuk i ka pëlqyer aspak mosmirënjohja e këngëtares.

“Hajdutët kanë arsye që vjedhin, ai që vret ka 1 arsye të fortë që vendos të vrasë, gjithashtu edhe ai që gënjen ka arsyet e veta kuptohet, por të jesh mosmirënjohës s’e kuptoj. E kuptoj që ti don t’u tregosh njerëzve me këmbëngulje që je ‘self made’, por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e din kush ishe kur ishe vetëm dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR, kështu që atë ‘self made’ shko thuja dikujt tjetër jo neve, nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse don s’don ti, jemi grupi ma i suksesshëm në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgjë nuk do ndryshojë. Ti dhe ‘stafi’ keni hyrë në ‘Universal’ me forcat tuaja? Cili staf?

Shoferi makinës, apo make up artist!? Mos harro se as nuk të njifnin dhe u desh të bisedoja 30 min me to për ty dhe që vendosëm të japim 1 shans dhe gjithë kjo bisedë është inçizuar për prova. Shko thirr gazetarët prapë dhe jep intervistë të saktë, pa rrena, se s’ke arsye. Deri atëherë je jashtë grupit OTR”, – shkruan ai bashkangjitur me një foto me sfond të zi në “Instagram”.

Edhe vetë këngëtarja i është përgjigjur me një tjetër status, duke thënë që askush nuk mund ta përjashtojë nga OTR. Megjithatë, fill pas sherrit të dy kanë vijuar me axhendat e tyre. Enca ka qenë e pranishme në një koncert së bashku me Ledrin, ndërsa Noizy ka vijuar me koncertet e shumta që ka. Mes tyre është përfolur gjithmonë edhe për një lidhje dashurie, por asnjëherë e pranuar nga dy protagonistët, që tashmë duket se janë bërë “armiq”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbiz

Ja si dukej Vuçiqi si 10-vjeçar (Video) 2021

Published

on

Radio Televizioni i Serbisë së fundmi në kuadër të emisionit “Trezor” ka transmetuar xhirimet e vitit 1980 të manifestimit “Radost Evrope”, kur rastësisht deklaratë për këtë televizion dha presidenti i sotëm i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, atëkohë dhjetëvjeçar.

Ai foli rreth ndeshjes që u luajt gjatë atij manifestimi me shokët nga jashtë shteti, por edhe rreth djaloshit nga Austria të cilin gjatë atij viti e kishte mysafir në shtëpinë e tij, meqë fëmijët që vinin në kuadër të këtij manifestimi qëndron tek filloristët beogradas.

Presidenti i sotëm serb atëkohë e mori në shtëpinë e tij djaloshin nga Austria me emrin Leopold Viser.

Ai ishte shumë i interesuar për sport, veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur. Me kërkesën e tyre ne këtu e kemi zhvilluar një ndeshje miqësore dhe e kemi fituar, por pavarësisht gëzimit tonë dhe pikëllimit të tyre, ne kemi mbetur miq të vërtetë, miqësinë e të cilëve nuk do ta mund ta humb askush. Emri i tij ishte Leopold Viser dhe pseudonimi i tij ishte Pondi”, tha 10-vjeçari Vuçiq.

veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur

Continue Reading

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Trending