E thotë edhe New York Times: Trump, favorit i zgjedhjeve të sotme

Donald Trump është favoriti për t'i fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Periskopi.com Lajme

Shanset që kandidati republikan ta mundë Hillary Clintonin tani janë rreth 54 për qind, ka vlerësuar New York TImes.

Shanset e Trumpit po rriten secilën minutë dhe duket se ai do të fitojë vota shumë më shumë se që ka menduar edhe vet, transmeton Periskopi.

Është kjo hera e parë që Trump paraqitet në trakerin e NYC si fitimtar, shkruan Independent.

Gazeta ende parashikon që fitimtari të përcaktohet me rezultat të ngushtë mes dy kandidatëve, ndoshta me një apo dy vota elektorale ndërmjet. /Periskopi/

Shpërndaje në: