E rrah gruan për një mesazh në telefon, ja si ia kthen ajo

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve B.A. dhe A.A., për shkak të dhunës në familje.

I pandehuri B.A., më 19 dhjetor 2018, në Budrikë të Vitisë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij A.A., ku pas një mosmarrëveshje verbale lidhur me një mesazh, të cilin i pandehuri e kishte lexuar në telefonin e saj, e godet me telefon, e kap për flokë dhe me grushte e godet në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Ndërsa, e pandehura A.A., në vendin dhe kohën e njëjtë, ka ushtruar dhunë në familje ndaj bashkëshortit të saj B.A., në atë mënyrë që pasi kupton se bashkëshorti i saj ia kishte lexuar një mesazh në telefon, e pandehura në shenjë revolte me një dru e godet atë në krahun dhe këmbën e majtë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’iu shqiptojë dënimin e merituar sipas Ligjit.

 

Shpërndaje në: