Connect with us

Lajme

E pabesueshme, tërmeti në Itali më i fuqishëm se bomba atomike në Hiroshima

24 orë pas tërmetit, toka vazhdon të dridhet në Italinë Qendrore.

Published

on

Instituti sizmologjik ka regjistruar në orën 4.27 minuta të mëngjesit të sotëm një tjetër lëkundje të fortë tërmeti të shkallës 4.2 e rreth 114 lëkundje të tjera të shkallës nga 2-3 Richter.

Ka shkuar në 8 mijë numri i personave të asistuar gjatë natës nga punonjësit e Mbrojtjes Civile  të Kryqit të Kuq.

Shumica e tyre janë strehuar në kampet e tendave të ngritura në komunat e Visso, Ussita e Castelsantangelo, ndërsa mjaft të tjerë kanë fjetur në makina, në 21 pikat në zonat e hapura të epiketuara nga komunat.

Numri i të plagosurve vazhdon të mbetet rreth 20, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Tërmeti i një dite më parë është ndjerë fuqishëm dhe në kryeqytetin italian Romë e gjatë ditës së sotme të gjitha shkollat janë mbyllur e po inspektohen për të verifikuar gjendjen e tyre e nëse kanë pësuar dëmtime.

Po e mbyllur vazhdon të mbetet sot për turistët Katedralja e Shën Palit, e cila ka pësuar krisje në kornizën e jashtme.

Departamenti i Mbrojtjes Civile informon se prej 24 gushtit  e deri më 26 tetor kanë asistuar rreth 15 mijë banorë të zonave të prekura nga tërmeti, 4 mijë prej tyre janë strehuar në hotelet e brigjeve të Adriatikut  e 10 mijë të tjerë në strukturat e vëna në dispozicion nga strukturat lokale.

Sipas specialistëve fuqia e këtij tërmeti është e barabartë me 80 kiloton, baraz me 80 mijë tonë tritol, e katër herë më i fuqishëm se bomba atomike e hedhur në Hiroshima e Nagasaki.

Ndërkohë në mediat italiane janë publikuar pamje të filmuara me dron, rreth rrënojave dhe dëmeve kolosale që ka lënë pas tërmeti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending