A e keni pritur këtë nga Ajeti?

Arlind Ajeti sipas të gjitha gjasave do të largohet së shpejti nga Torino.

Periskopi.com Sporti

Kështu ka shkruar “Tuttosport”, që zbulon dy klubet e interesuara për kosovarin.

Mbrojtësi i Kombëtares po kërkohet me ngulm nga Pescara dhe Crotone, të cilat e shohin Ajetin si përforcim emergjent për afatin kalimtar të janarit, përcjellë “Lajmi.net”.

Ajeti nuk është i kënaqur aspak me minutazhën te Torino dhe kjo është arsyeja kryesore se pse llapjani po e mendon largimin.

Shpërndaje në: