E fundit: Prishtina shkarkon Armend Dallkun

Periskopi.com Sporti

Prishtina e ka shkarkuar trajnerin Armend Dallku, duke mos gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për objektivat këtë sezon.

Telegrafi mëson se trajneri vushtrrias i ka kërkuar klubit edhe dy transferime, duke treguar edhe emrat e lojtarëve, pasi sipas tij skuadra nuk është e plot dhe nuk do të mund të luftojë për titull më lojtarët aktual.

Siç duket drejtuesit e klubit nuk janë pajtuar me Dallkun duke e shkarkuar nga posti i trajnerit.

Foto: FC Prishtina/Facebook

Vendimi i është thënë sot, ku bashkë me të do të largohet edhe ndihmësi i tij, Artan Luzi, shkruan Telegrafi.

Stërvitja e sotme nuk do të mbahet nga kjo dyshe, ndërsa Dallku vendimi ua ka kumtuar lojtarëve.

Në anën tjetër tashmë aksionari i klubit, Rrahman Haradini dhe këshilltari i tij, Fisnik Kërqeli, kanë arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekirja Ramadani.

Zekirija Ramadani (Foto: FC Feronikeli)

Ramdani pritet ta marr drejtimin e skuadrës në ditët në vijim, ndërsa më parë ka drejtuar në Kosovë klube si Trepça ’89 dhe Feronikeli.

Shpërndaje në: