E dhimbshme: Doktorët ia heqin një pjesë të kafkës pas aksidentit që kishte pësuar

Periskopi.com Lajme

Djaloshi Kiernan Roberts, 16 vjeçarë është goditur me veturë nga një person i dehur që po e ngiste atë, shkruan Metro.co.uk, transmeton Periskopi.

Nëna e viktimës, Marie Roberts ka treguar se personi që e goditi djalin e saj është dënuar me burgim për 3 vite. Disa fotografi të cilat i ka publikuar nëna e tij tregojnë Kiernan duke luftuar për jetë në spital pas aksidentit, në të cilin vozitësi që e goditi atë iku nga vendi i ngjarjes, kurse më pas u arrestua nga policia.


Zonja Roberts tha “Si familje kemi diskutuar për publikimin e fotografive të Kiernan, aj është pajtuar me këtë gjë dhe i ka zgjedhur vetë se cilat fotografi t’i publikojmë”.

Kiernan mbeti i lënduar shumë rëndë në qafë dhe në kokë dhe sipas mjekëve shanset e tij për jetë ishin 20% po ndërsa 40% jo.

Për të mbijetuar, mjekëve i është dashur t’i heqin një pjesë të madhe të kafkës së djaloshit, dhe më pas ka përfunduar në koma. Pas operacionit djaloshi vuante nga amnezia dhe nuk e njihte familjen e tij./Periskopi/

Shpërndaje në: