E dënuara për drogë nga Shqipëria që ndihet si në shtëpinë e saj në burgun e Lipjanit (Video)

Periskopi.com Lajme

Në vazhdën e rrëfimeve nga burgu i femrave në Lipjan, Periskopi sjell rrëfimin e Kristinës nga Shqipëria, e dënuar për lëndë narkotike.

Nëna e dy fëmijëve ka gati 2 vjet që po vuan dënimin në Qendrën Korrektuese të Lipjanit. Gjithsej dënimi i saj është 4 vjet.

‘’Unë e vuaj veprën, dënimin d.m.th për lëndë narkotike. E kam pasë një biznes. Një punëtorin tim e kanë kapur me hashash në Doganë. Unë me familjen time në shtëpi. Dmth janë  edënuar me 4 vjet. E di, se di. Me dyshim që unë e di p.sh për punënorin që është kapur në Doganë. Ai është dënuar me 3 vjet, e unë me 4 vjet. Mendimi im është derisa nuk e kam pranuar fajësinë në Gjykatën Supreme. Inshalla ajo vendos drejtësi tamam.’’, ka thënë Kristina për Periskopin.

Ajo thotë se jetesa brenda burgut është e mirë dhe se ndihet si në shtëpinë e saj.

‘Jetesë të mirë. Ushqimi është shumë i mirë. Varet tjerët se si munden me folë. Por është ushqimi shumë i mirë. Gatuhet mirë, pastër. Ama edhe stafin e kemi shumë të mirë. Unë vi nga Shqipëria dhe këtu ndihem si në shtëpinë  time. Unë për vete nuk kam ankesë. Na kanë ofruar kushtet. Kemi sport, palestër’, thotë Kristina.

Ajo më herët tregon se ishte marrë me mullibluarje në Shqipëri.

Kristina ka edhe një mesazh për familjarët e saj. Uron edhe Vitin e Ri.

‘’Ju duam shumë. Ua kemi thyer zemrën. Pavarësisht se ata e dinë, po flas për familjen time, se për të tjerët s’di çka të them. Që e dinë se jam e pa faj. Jam këtu e më përkrahin. Se po të isha me faj, nuk do të më përkrahnin.  Gëzuar Vitin e Ri. Inshalla vit i mbarë. Edhe gjithë stafit por edhe ne dhe familjeve tona. Inshalla 2019, ka me pasë sukses.’’/Periskopi/

Jeta e grave brenda burgut të Lipjanit. Si e kalojnë kohën të burgosurat. Çfarë përgatitje kanë bërë për natën e Vitit të Ri – Periskopi përmes një reportazhi ju sjell rrëfimet e tyre ekskluzive nga qelia

Jeta e grave brenda burgut të Lipjanit. Si e kalojnë kohën të burgosurat. Çfarë përgatitje kanë bërë për natën e Vitit të Ri – Periskopi përmes një reportazhi ju sjell rrëfimet e tyre ekskluzive nga qelia

Posted by Periskopi on Sunday, 30 December 2018

 

Shpërndaje në: