Duka: Kjo gjë nuk guxon të ndodh me Kosovën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mendon se lojtarët nuk duhet t’i fusin në konflikt me Kosovën.

Periskopi.com Sporti

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka thënë se dëshiron që në radhët e Kombëtares së Shqipërisë të shohë futbollistët më të mirë shqiptarë, qoftë ata nga Kosova apo nga trojet e tjera shqiptare.

“Nuk kemi asnjë problem dhe nuk kemi pasur me Federatën e Kosovës. Kemi punuar edhe natën për të nxjerrë minutat e lojtarëve që kanë luajtur në të kaluarën për Shqipërinë e që zgjodhën të luajnë për Kosovën vetëm që të jenë të gatshëm për lojë. Nuk mund të fsheh dëshirën që çdo futbollist i mirë të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, gjithmonë do ta them këtë, por në fund është vendimi i lojtarit se për cilën skuadër do të luajë:, ka deklaruar ai.

“Pavarësisht se çfarë lojtari është, nuk duhet dhe nuk do të ndodhë që të na çojë në konflikt me Federatën e Kosovës. E kam vështirë ta quaj konkurrente Kosovën… Uroj që kurrë mos të qëllojë të ndeshemi. Vazhdoj ta konsideroj një dhe e kam vështirë t’i konsideroj dy ekipe. Ka qenë e pamundur që ndoshta ne ta bindim çdo shqiptar të luajë për Shqipërinë”, shtoi ai.

“Por, në politikat tona kemi bërë mirë që kemi pasur derën hapur dhe kemi ftuar gjithkënd të luajë për ngjyrat kuqezi. Dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë, pa cenuar në zgjedhjen e askujt”, përfundoi presidenti Duka.

Shpërndaje në: