Connect with us

Intervista

Drenori: Do ta zhbëjë nepotizmin dhe krimin në Drenas

Xhavit Drenori, kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, në një intervistë për “Gazeta Blic” është shprehur i bindur se do t’i fitoj zgjedhjet në këtë komunë.

Published

on

Ai thotë se me tu zgjedhur kryetar do të punoj në atë mënyrë që në këtë komunë të funksionojë rendi dhe ligji.

Drenori, gjatë kësaj interviste ka folur edhe për qeverisjen e më hershme të kësaj komune e cila thotë se është karakterizuar me keqmenaxhim të parasë publike, nepotizëm, jotransparencë dhe shumë parregullsi tjera, gjë të cilat mohoi se do të karakterizojnë edhe qeverisjen e tij në rast se arrin t’i fitoj zgjedhjet.

Me të realizuar synimin e tij, ai premton se do të punoj në lirimin e pronave të uzurpuara, shumica e të cilave sipas këtij kandidati për kryetar të Dreanist, figurojnë si prona të njerëzve të lidhur ngushtë me pushtetin.

Përveç kësaj, ai premtoi se do të punoj edhe në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe urbanizmit, premtime këto që sipas tij do të realizohen brenda 6 mujorit të parë të mandatit qeverisës me një kosto financiare shumë të ulët.

Gazeta Blic: Fillimisht zotiDrenori, është nër interes të dimë se çfarë ju shtyri të kandidoni për kryetar të Drenasit ?

Drenori: Gjatë punës sime 3 vjeçare si asambleist në komunën e Drenasit unë jam ballafaquar me shumë probleme, të cilat i kam ngritur në asamblenë komunale dhe për ato probleme të cilat nuk kemi gjetur gatishmëri për ti zgjedhur përmes asamblesë, ne i kemi dërguar edhe tek organet e ndjekjes pra në prokurori.

Qëllimi im ka qenë që në Drenas të ndalim keqpërdorimet, korrupsionin dhe ta luftojmë krimin.

Nuk kam qenë i preokupuar për pozitën time, kam dashur që me çdo kusht të shtyj përpara ndryshimet në Drenas.

Kam pasur gatishmëri për të iu bashkangjitur secilit kandidat të PDK-së i cili është i pastër para ligjit dhe  që është i gatshëm të bëjë këto ndryshime.

Pasi që krerët e Partisë Demokratike nuk ishin në gjendje të gjenin një kandidat të pastër para ligjit, të përshtatshëm, të pranueshëm për masën, i cili është në gjendje të shtyj këto ndryshime përpara pra të luftojë pa kompromis krimin dhe korrupsionin dhe me kërkesë të qytetarëve të cilët e donin dhe e kërkonin me çdo kusht këtë ndryshim, unë fillova konsultimet në terren, pas mbështetjes së madhe dhe të pakushtëzuar të tyre, me të vetmin qëllim, punën në shërbim të qytetarëve, unë i hyra garës për të parin e komunës së Drenasit.

Gazeta Blic: Përveç jush z. Drenori janë edhe 7 kandidat tjerë që garojnë për të udhëhequr Drenasin, a ndiheni të rrezikuar nga ta ,në atë mënyrë që mund të ju mposhtin me vota?

Drenori: Përgatitja profesionale dhe puna vazhdueshme në asamblenë komunale si dhe bashkëpunimi me qytetarë, ka bërë që unë të informohem dhe të identifikoj saktësisht problemet e tyre të cilave do të iu ofrojmë zgjidhje, gjë që kunderkandidatët e mi janë totalisht të pa informuar dhe të pa përgatitur.

Pastaj tërheqja e z. Bazaj, ka rritur edhe më shumë mbështetjen e qytetarëve për kandidaturën time, shumica e minishtabeve të tij janë bashkangjitur në ekipin time dhe kanë ofruar mbështetje të plotë.

Në këto rrethana unë jam shumë i bindur që së bashku me qytetarët do të dalim fitues të garës për kryetarë të Drenasit.

Gazeta Blic: Me qenëse jeni kandidat i pavarur sa përqind të votave mendoni se do të arrini ti merni?

Drenori: Nuk dua të lëshohem në përqindje të votave, mirëpo me bindje të plotë e them që unë do të jem fitues i garës për kryetarë të komunës së Drenasit dhe këtë jo se e them unë, mirëpo vullneti i qytetarëve për ndryshime në Drenas është i pandalshëm dhe ky ndryshim do të vije më 04 dhjetor.

Gazeta Blic: Të flasim pak edhe rreth fushatës suaj ,të cilën e keni nisur ditë më parë. Jeni duke u takuar me qytetarë, ju mbështesin ata. Çfarë ju thonë?

Drenori: Zyrtarisht fushata nuk ka filluar akoma ,por që nga dorëheqja e kryetarit Demaku ne jemi konsultuar në vazhdimësi me qytetarët e Drenasit dhe secili nga ta është i gatshëm për ndryshime, ndryshime këto të cilat do të realizohen përmes alternativës që ne ofrojmë.

Duke parë disponimin dhe gatishmerinë e qytetarëve unë jam i bindur që do të dalim fitues të kësaj gare.Përgatitja profesionale dhe puna vazhdueshme në asamblenë komunale si dhe bashkëpunimi me qytetarë, ka bërë që unë të informohem dhe të identifikoj saktësishtë problemet e tyre të cilave do të iu ofrojmë zgjidhje, gjë që kunderkandidatët e mi janë totalisht të pa informuar dhe të pa përgatitur.

Pastaj tërheqja e z. Bazaj, ka rritur edhe më shumë mbështetjen e qytetarëve për kandidaturën time, shumica e minishtabeve të tij janë bashkangjitur në ekipen time dhe kan ofruar mbështetje të plotë.

Në këto rrethana unë jam shumë i bindur që së bashku me qytetarët do të dalim fitues të garës për kryetarë të Drenasit.

Gazeta Blic: Sa ka punuar Nexhat Demaku si kryetar i komunës?

Drenori: Në këtë pikë nuk dua të flas shumë, pasi që kryetari z.Demaku nuk është më në garë, mirëpo mund të them që sistemi qeverisës në Drenas ka qenë në stilin autoritar, ku një person apo një grup personash kanë kontrolluar çdo pore të jetës.

Qeverisja ne Drenas është karakterizuar me keqmenaxhim të parasë publike, nepotizëm, jotransparencë, jollogaridhënie dhe më shumë parregullsi.

Këto gjëra nuk do të kenë vend në alternativen time qeverisëse.

Gazeta Blic: Çfarë do të bëni ju nëse arrini të bëheni kryetar i Drenasit?

Drenori: Fillimisht unë jam i bindur që do të dal fitues i kësaj gare, pas ardhjes time në krye të komunës së Drenasit, unë iu garantojë qytetarëve, që Drenasi do të jetë qytet ku do të funksionoi rendi dhe ligji.

Përmirësimi i imazhit të Drenasit do të ndikojë në tërheqjen e investitorëve dhe thithjen e investimeve nga jashtë.

Gazeta Blic: Cilat janë premtimet tuaja që i keni për qytetarët e Drenasit ?

Drenori: Gjatë këtyre viteve të angazhimit tim si asambleist kam identifikuar 4 fusha  të cilat kërkojnë nderhyrje urgjente dhe janë pika kyçe të planit tim

Fusha e Arsimit,  është në gjendje të rëndë dhe si Drejtori është e përfshirë në    shumë skandale, manipulime, keqperdorim të pozitës zyrtare dhe joprofesionalizëm.

Ne do të bëjmë skanimin e arsimit në 6 mujorin e parë, duke hapur dosjet e të gjithë mësimdhënësve të komunës së Drenas-it dhe pastrimin e arsimit nga mësimdhënësiit e pakualifikuar dhe ata mësimdhënës të cilët janë të pa kualifikuar do të largohen menjëher dhe do të zevendsohen me kuadro të reja të kualifikuara.

Këtë e them pasi që edhe në këtë vit ka pasur mësimdhënës të cilët janë pranuar vetëm me shkollë të mesme dhe kjo është e pa pranueshme për ne, pasi që gjeneratat e reja nuk mund të edukohen nga njerëz joadekuat.

Pastaj do të fillojmë me projektin për ditarët elektronik dhe rrjetin e komunikimit Nxënës – Mësimdhënës – Prindër, për të përmirsuar sistemin arsimor i cili ndikon drejtëpërdrejtë në cilësi të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Shëndetsia – Stabilizimi i gjendjes së përgjithshme në shendetsi,duke monitoruar punën e të gjitha Qendrave të mjeksisë familjare me kamera konfrom ligjit me qëllim të rritjes së kualitetit të sherbimeve për qytetarët.

Urbanizmi – është një fushë e cila karakterizohet me parregullsi të shumta, të cilat përfshijnë, relacione familjare të firmave me zyrtar komunal, me cilësi të dobët të punimeve në teren dhe jashtë paramasave të parapara në projekte, gjithashtu do të bëjmë kontrollimin e cilësis së projekteve kapitale të dy viteve të fundit si dhe  monitorim strikt të të gjitha punimeve që do të kryhen tash e tutje në teren.

Ndalimi i ndërtimeve pa leje, trajtimi i objekteve te larta të ndërtuara dy vitet e fundit konform ligjit.

Kadastri dhe prona – Identifikimi dhe lirimi i pronës komunale, ku do të identifikohen të gjitha prona e uzurpuara shumica e të cilave janë të lidhura ngushtë dhe figurojnë si prona të familjarëve të njerëzve të lidhur ngushtë me pushtietin.

Gazeta Blic: Brenda sa kohe do ti realizoni ato?

Të gjitha këto do të realizohen brenda 6 mujorit të parë dhe kostoja financiare e tyre është shumë e ulët si dhe  disa janë me zero kosto financiare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending