Drejtori i “Sami Frashërit”: Drejtoresha e Arsimit më tha se politika nuk me do për drejtor!

  Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurs që në muajin prill të këtij viti për të emëruar një drejtor të ri në Gjimnazit “Sami Frashëri”, por ka dështuar në disa iniciativa. Drejtori aktual i Gjimnazit “Sami Frashëri”, Osman Beka, ka konkurruar për këtë pozitë, por thotë të mos jetë përzgjedhur nga Komuna ngase nuk është pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Periskopi.com Lajme

Beka për lajmi.net thotë se këtë ia tha para syve e para e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci. Ndërsa, që ish drejtori të mos mbetet jashtë shkollës, Komuna ia ndau disa orë shtesë që t’i mbajë si profesor.

“Më 15 prill Komuna e ka shpallur konkursin për drejtor. Është kryer në mesin e qershorit. E kanë rishpallur prapë më 28 qershor, kam aplikuar. Më 10 gusht jam intervistuar. Kemi qenë 8 kandidatë. Sipas informatave që i kam, unë jam 20 pikë diferencë larg të tjerëve. Më 22 gusht më ka thirrë drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagvci dhe më ka thënë: Ti nuk mund të zgjedhesh drejtor, ani pse je i pari me pikë, ngase nuk do politika, je viktimë e politikës. Më ka thënë se do të ta bëjmë një vend të punës që të mos mbesësh jashtë krejt”, tha drejtori Beka për lajmi.net.

Ai ka treguar se, me korriukulen e re nga ky vit ka hyrë një lëndë e Filozofisë dhe se për atë lëndë ishte menduar që të angazhohet si profesor.

“U kam thënë se po i marrë ato orë shtesë, nëse veç mendoni se nuk më emëroni drejtor. Kam menduar që do të fillojë nga 1 shtatori, por këta nuk e zgjodhën drejtorin as me 1 shtator. Nxënësit nuk e kanë mbajtur këtë lëndë për disa muaj. Nuk e di a do të garoj më, pasi më kanë thënë se kjo punë është e kotë. Drejtor jam që nga viti 2008, më herët kam punuar profesor”, tha tutje Beka.

Lajmi.net ka parë që konkursi i fundit për drejtor në “Sami Frasher” është anuluar me datën 12.10 2016, bazuar në një vendim të kryetarit të Komunës dhe i njëjti nuk është rishpallur akoma.

Shpërndaje në: