Connect with us

Lajme

Drejtori i Biokimisë në QKUK dhe pesë anëtarë të stafit vetizolohen pas dyshimeve për koronavirus

Published

on

Drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK Dr. Shemsi Veseli dhe pesë anëtarë të stafit mjekësor nga kjo klinikë, janë vendosur në vetizolim për shkak të Coronavirusit.

Lajmin për Gazetën Shneta e ka konfirmuar vet biokimisti Veseli i cili ka treguar se ai dhe pesë anëtarë të stafit nga kjo klinikë janë vetkarantinuar për shkak se kanë pasur kontakt me një person të konfirmuar pozitiv me Coronavirus.

“Njëri nga ne kemi pasur kontakt me një person të konfirmuar pozitiv me koronavirus dhe si rrjedhoj jemi vendosur në vetkarantinim. Të gjithë kemi qenë të mbrojtur me dorëza dhe maska, por për shkak të preventivës duhet të vetizolohemi derisa të konfirmohemi me analiza”, ka deklaruar Veseli.

Ai ka thënë se stafi i klinikës së tij duhet të furnizohen me mjete mbrojtëse për shkak se janë pjesë e vijës së parë të stafit mjekësor të cilët po punojnë me pacientë të dyshuar ose të konfirmuar me Coronavirus.

Edhe punëtorë të tjerë shëndetësorë kryesisht në komunat si Vitia, Malisheva dhe Klina janë në vetizolim ose karantinë për shkak të dyshimeve se janë prekur nga koronavirusi pasi kanë pasur kontakte me të konfirmuarit. Stafi mjekësor janë personat më të rrezikuar nga koronavirusi për shkak se mund të kenë kontakt me pacientë të cilët janë në kohën e inkubacionit dhe të mos e dijnë se janë të prekur nga koronavirusi.

Deri më tani një infermier në spitalin e Gjakovës ka rezultuar pozitiv me koronavirus, i cili ishte kontakt i këngëtarit M.S. Infermieri më pas infektoi bashkëshortën e tij dhe një mjek tjetër në këtë spital.

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending