‘Do të përkëdhel mëngjes  e mbrëmje’- E dënuara në burgun e Lipjanit i kushton vargje poetike Iphone’it

Periskopi.com Lajme

Periskopi para disa ditësh ka vizituar të burgosurat në Qendrën Korrektuese të Lipjanit. Ato janë të akomoduara nga dy deri në katër veta në një dhomë.

Njëra prej tyre ishte kujdesur që të paktën brenda katër mureve të flinte në një ambient më të ‘ngrohtë’.

Të burgosurave po u mungon shumë telefoni i menqur. Meqë në burg nuk  u lejohet të mbajnë telefona,  njëra prej tyre aty të paktën e ka ‘varur’ një Iphone në mur. Madje i ka kushtuar edhe vargje poetike produkteve të Steve Jobsit.

‘Nuk je luks, por nevojë e madhe’, Ndoshta shumë herë të kam hudhë, e sot të kërkoj. Por do të trajtoj ndryshe kur të lirohem. Do të perkëdhel mëngjes  e mbrëmje. Se tash ta di vlerën dhe mugesën’’.

Këto janë fjalët  për Iphone’in, nga një e dënuar për falsifikim dokumentesh, e cila do të qëndrojë në burg 5 vjet.

Shikoni reportazhin e Periskopit në Qendrën Korrektuese të Lipjanit;

Jeta e grave brenda burgut të Lipjanit. Si e kalojnë kohën të burgosurat. Çfarë përgatitje kanë bërë për natën e Vitit të Ri – Periskopi përmes një reportazhi ju sjell rrëfimet e tyre ekskluzive nga qelia

Jeta e grave brenda burgut të Lipjanit. Si e kalojnë kohën të burgosurat. Çfarë përgatitje kanë bërë për natën e Vitit të Ri – Periskopi përmes një reportazhi ju sjell rrëfimet e tyre ekskluzive nga qelia

Posted by Periskopi on Sunday, 30 December 2018

Shpërndaje në: