Djokovic mposht tenistin rus në finalen e Australian Open, e çon në 18 numrin e Grand Slameve të fituara

Periskopi.com Sporti

Tenisti serb, Novak Djokovic ka fituar përsëri Australian Open, transmeton Periskopi.

Serbi mundi rusin Daniil Medvedev në finale me shifrat e pastra 3-0 me sete: 7-5, 6-2, 6-2.

Seti i parë ishte i vetmi i luftuar dhe më i gjati.

 

Djokovic iu deshën 42 minuta për të mundur Medvedev me shifrat 7-5 dhe hapur rrugën e triumfit.

Fitore e madhe e serbit, që në këtë turne nuk iu desh të luftonte me Nadal, i cili e mundi në finalen e fundit.

 

Spanjolli u eliminua në çerekfinale nga greku Tsitsipas dhe i hapi rrugën Djokovic të shkonte i qetë drejt fitores për herë të nëntë të Australian Open dhe merituar nofkën si “mbreti” i fushës blu.

Me këtë triumf, Djokovic e çon në 18 numrin e Grand Slameve të fituara.

Shpërndaje në: