Connect with us

Showbiz

Djathi, gjalpi dhe ajka mund t’ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet e yndyrshme si djathi, gjalpi dhe ajka konsiderohen zakonisht si disa nga fajtorët për sëmundjet e zemrës. Megjithatë, rezultatet e studimit të ri tregojnë se dieta e pasur me yndyra të ngopura mund të sjellë përfitime të konsiderueshme shëndetësore, transmeton koha.net.

Published

on

Yndyrat natyrale në ushqim, me një sasi të kufizuar të karbohidrateve, nuk shkaktojnë rritje të kolesterolit të dëmshëm, konstatuan shkencëtarët nga Universiteti Bergen në Norvegji.

Dr. Simon Dankel tha se trupi i njeriut mund të funksionojë në mënyrë të përkryer me yndyrat si një burim kryesor i energjisë.

Studimi i përfshiu 40 meshkuj të trashë të cilët ishin në dieta të ndryshme.

“Disa konsumuan ajkë dhe gjalpë, ndërsa të tjerët konsumuan vaj kokosi. Në dietë nuk u përfshinë yndyrat e procesuara të cilat gjenden në ushqime të shpejta dhe messhujtat. Të gjithë hëngrën shumë fruta, ndërsa askush nga pjesëmarrësit nuk konsumoi më shumë se 2.100 kalori në ditë. Deri në fund të studimit të dy grupet e kishin humbur një mesatare prej 12 kilogramësh, ku shumica ishin ind dhjamor, gjë që e reduktoi rrezikun e tensionit të lartë dhe diabetit,” tha dr. Dankel.

Dankel thekson se në ushqimet e shumta të popullarizuara në disa vitet e fundit janë reduktuar nivelet e yndyrës, ndërsa ato i kanë zëvendësuar me sheqer, transmeton koha.net,

Ushqimet si gjalpi, mishi, karbohidratet dhe yndyrat integrale të cilat gjenden në vajin e ullirit dhe në peshk mund ta zvogëlojnë rrezikun prej sëmundjeve të zemrës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbiz

Ja si dukej Vuçiqi si 10-vjeçar (Video) 2021

Published

on

Radio Televizioni i Serbisë së fundmi në kuadër të emisionit “Trezor” ka transmetuar xhirimet e vitit 1980 të manifestimit “Radost Evrope”, kur rastësisht deklaratë për këtë televizion dha presidenti i sotëm i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, atëkohë dhjetëvjeçar.

Ai foli rreth ndeshjes që u luajt gjatë atij manifestimi me shokët nga jashtë shteti, por edhe rreth djaloshit nga Austria të cilin gjatë atij viti e kishte mysafir në shtëpinë e tij, meqë fëmijët që vinin në kuadër të këtij manifestimi qëndron tek filloristët beogradas.

Presidenti i sotëm serb atëkohë e mori në shtëpinë e tij djaloshin nga Austria me emrin Leopold Viser.

Ai ishte shumë i interesuar për sport, veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur. Me kërkesën e tyre ne këtu e kemi zhvilluar një ndeshje miqësore dhe e kemi fituar, por pavarësisht gëzimit tonë dhe pikëllimit të tyre, ne kemi mbetur miq të vërtetë, miqësinë e të cilëve nuk do ta mund ta humb askush. Emri i tij ishte Leopold Viser dhe pseudonimi i tij ishte Pondi”, tha 10-vjeçari Vuçiq.

veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur

Continue Reading

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Trending