Connect with us

Lajme

Disa fakte skandaloze dhe të çuditshme historike, që ndoshta nuk i dinit

Mbreti i Anglisë, Çarlsi II, natën e dasmës së nipit të tij dhe Mbretit të ardhshëm, Uilliam Oranzhit, qe dëshmitar i gjithë marrëdhënies seksuale të çiftit të ri, ndërsa bërtiste duke i inkurajuar nga cepi i krevatit, shkruan bota.al.

Published

on

Boston Korbet, njeriu që gjeti dhe qëlloi Xhon Uilks Butin, vrasësin e presidentit amerikan Abraham Linkoln, qe krejtësisht i çmendur nga trajtimi me mërkur kur punonte si kapëlebërës. Disa vite para kësaj ngjarjeje, ai kishte tredhur veten qetësisht me një palë gërshërë.

Vibratori u krijua për të kuruar histerinë e grave, për shkak se mjekëve u duhej shumë kohë për t’i masturbuar ato me dorë. Ai u shndërrua ndër pajisjet shtëpiake më të shitura.

Kur bolshevikët rusë përmbysën qeverinë e përkohshme, dhe hynë me forcë në Pallatin e Dimrit në vitin 1917, revolucioni i tyre u ndërpre për disa ditë. Arsyeja ishte mëse qesharake:ata u dehën rëndë pas zbulimit të një kantine vere në bodrumin e godinës.

Ditari i Ana Frankut u redaktua nga babai i saj, për shkak të disa gjërave të sikletshme që ajo kishte përshkruar:menstruacionet, zbulimin e vetes në pikëpamje seksuale, njohuri klitorit dhe informacione mbi meshkujt, nga një djalë të ri që qëndronte i strehuar me ta. Ajo përshkruante gjithashtu pasionin e babait për të bërë shaka duke lëshuar gazra (të cilat ai nuk donte të publikoheshin).

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, propaganda që synonte dehumanizimin e japonezëve, rezultoi kaq e suksesshme saqë marinsat amerikanë në Paqësor, mbanin si suvenir pjesë trupash të ushtarëve të vrarë japonezë.

Romakët përdornin një kontraceptiv natyral mjaft efektiv. Ajo qe një bimë e quajtur Silfium. Ironikisht forma e fares, është ajo që përdorim si formën tradicionale të zemrës si simbol i dashurisë.

FBI-ja injoroi provat bindëse mbi një sulm të përgatitur të japonezëve mbi Pearl Harbor, sepse Edgar Huver nuk i besoi agjentit të dyfishtë serb Dushan Popov, duke e cilësuar si një kumarxhi pijanec dhe kurvar. Ai njihej me nofkën Triçikli, për shkak të preferencës së marrëdhënieve seksuale treshe. Popov ishte ndërkohë një nga figurat frymëzuese për personazhin Xhejms Bond të Jan Flemingut.

Thomas Edison ekzekutoi me vdekje përmes rrymës elektrike një elefant cirku femër.  Ajo kishte vrarë në kohë të ndryshme 3 burra (duke përfshirë edhe një trajner abuzues). Mbi 1 mijë njerëz qenë të pranishëm në momentin e ekzekutimit, dhe Edisoni e regjistruar atë në një video.

Gjatë luftës civile amerikane, prostitucioni ishte aq po i përhapur sa edhe luftimet. Generali Hooker mbante grupe të mëdha femrash, të cilat ndiqnin trupat e tij dhe kënaqnin nevojat e tyre seksueale (prej këtej vjen termi amerikan Hooker për prostitutat). Në vitin 1861 Departamenti i Mjekësisë në Ushtrinë e Unionit, raportonte se nga 468.000 ushtarë të vizituar, 188.000 kishin një sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Gjatë Banketi të Gështenjave në një mbrëmje tetori të vitit 1501, Papa Aleksandri VI pati një orgji me mbi 50 prostituta. / www.bota.al

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending